“Secili njeri do të shijoje vdekjen” dhe me metodën e lartë hyjnore, Kur’ani famëlartë me zërin e sinqertë të hafizave më la ndikim të thellë në zemrën time, duke ma bërë copa-copa shtresën e trashë të pakujdesisë. Kur dola nga xhamia, me ndikimin e një gjumi të thellë (shpirtëror), që e kisha prej moti, e ndjeva veten sikur jam në një anije në një mjegull e stuhi dhe kështu kam humbur busullën që do të më tregonte rrugën. Dola para pasqyrës dhe pashë flokët e mi të bardhë, që sikur donin të thonin, “kujdes se rinia që shumë e doje dhe kishe besë, po të thotë lamtumirë dhe jeta jote që shumë e do, po të shuhet. Kurse bota ime që kam qenë i dashuruar pas saj, duke më thënë “mirupafshim” po më bënte të ditur se do t’u largoja nga kjo bujtinë. Edhe ajo është bërë gati për të shkuar pa më thënë lamtumirë. Përsëri me ayetin 5 )
po më terheq vëmendjen se, i gjithë lloji i njerëzve është si një shpirt i vetëm, ku për t’u ringjallur do të vdesin. Edhe rruzulli tokësor është si një shpirt. Për të hyrë në formën e përjetshme, ai do të vdesë. Dhe jeta e përkohshme është si një shpirt, ku për t’u ringjallë në formën e pavdekshme edhe ajo do të vdesë. Kuptimi i ajetit të mëparshëm, vazhdimisht më sugjeronte të shikoja zemrën time.
Në këtë gjendje hapa sytë dhe pashë se periudha e shijeve që ishte rinia, po më shkonte dhe po vinte pleqëria, mosha e fatkeqësive dhe po më ikte jeta e shndritshme, për t’u zëvendësuar me vdekjen, fytyra e të cilës është e tmerrshme.
Dhe bota, e dashura e shumë njerëzve shumë shpejt po perëndon. Në këtë gjendje të tmerrshme të mashtrosh veten dhe ta futësh në gjumin e rremë të pakujdesisë, nuk është zgjuarsi. Ktheva kokën tek jeta shoqërore që kisha një respekt të jashtazakonshëm dhe aty nuk munda të gjeja dobi, sepse i gjithë nderi dhe respekti, lavdia dhe ndihma e tyre është vetëm deri tek dera e varrit, e aty shuhet. Edhe fama që është qëllimi kryesor i shumë njerëzve, nën perden e saj fshihet maska e ftohtë mashtruese e hipokrizisë. Dhe u binda gjithësisht se gjithë ato gjëra që më kanë mashtruar deri tani në jetën time, nuk janë vetëm se një lajkatim që nuk të sjellë qetësi dhe në brendësi nuk mban fare dritë. Prandaj për t’u zgjuar vrapova përsëri për në xhami, që të marr karikimin e duhur, nga mësimit e larta kur’anore, nga goja e hafizave. Në këtë rast mësimi qiellor më dha këshillë me ajetin 6 )