(Përgzoi ata që besuan)
dhe me këtë rast mua më mjaftoi ndikimi i Kur’anit dhe nuk kisha nevojë për ndikim tjetër, kështu me dritën e Kur’anit dola në dritë. Unë në çdo shqetësim dhe vështirësi, mundohesha ta gjeja shërimin në brendësinë e dritës kur’anore. Për këtë e falenderoj shumë All-llahun (xh.sh.), që në brendësi të brengave të mia, arrita ta gjeja shërimin që kërkoja, në dritën hyjnore të Kur’anit. Tani edhe në brendësinë e errësirës, edhe mes gjërave të tmerrshme, e gjej qetësinë e duhur. Së pari i solla sytë tek fytyra e vdekjes që secilin e tremb; dhe me dritën e Kur’anit pashë se megjithëse pëlhura e vdekjes është e zezë e keqe, u binda se nuk është zhdukje, por është zanafilla e jetës së përjetshme, është çlirim nga peshat e rënda të kësaj bote, është një ndërrim banese dhe është një transformim tek miqtë e dashur që kanë ikur më parë. Në këtë mënyrë e pashë fytyrën e vdekjes plot me të vërteta të bukura. Kështu tek ajo duhet të shkojmë jo duke u trembur, por me zell të madh. Kështu e kuptova sekretin e njerëzve të devotshëm, që mundohen të mbajnë kontak me vdekjen. Pastaj e solla mendjen tek kohërat e rinisë, ndarja prej saj bëhet me vajtim dhe duke menduar për ditët që i kam kaluar në pakujdesi, e pashë fytyrën e rinisë plot me robër që konsiderohen si idhuj të kësaj bote dhe m’u duk e shëmtuar, e dehur dhe sikur të mos ia kisha ditur rëndësinë për disa vjet, do të më kishte bërë pijanec, dhe në vend që të qeshja edhe sikur të kisha jetuar njëqind vjet në këtë botë përsëri mua do të më bënte të qaj.
Siç njëri prej tyre që duke qarë kishte thënë
D m th: “Po të kishte mundësi një ditë të kthehet rininia, nga një nga një ia kisha rradhuar gjendjet e vështira që ma solli pleqëria mua.”