Meqë është kështu, në qoftë se është e mundur nxënësit e Nurit në çdo vend duhet të hapin nga një mësimtore për të lexuar veprat e Risale-i Nurit, Megjithëse edhe duke i lexuar në vetvete mund të bëjnë dobi, por nga që janë të vërtetat e besimit dhe secili veç e veç nuk mund të kuptojë mirë çdo çështje të saj. Sepse Risale- Nuri sqaron të vërtetat e besimit dhe duke bindur njeriut ia njohton Zotin dhe e sjell në praninë e Tij, ndërsa leximi i këtyre veprave quhet edhe adhurim.
Ndërsa në medresetë e vjetra për pesëmbëdhjetë vjet që merret një dije, nëpër medresetë e Nurit ai rezultati merret për pesë apo dhjetë javë dhe që prej njëzetë vjetësh kjo dije është duke argumentuar këto fjalë që thashë.
Pra, shteti jo vetëm që s’duhet të ngacmojë Risale-i Nurin që është shkëlqimi dhe thirrësi i Kur’anit, por është shumë e nevojëshme të ndihmojë në shpalljen e tij, sepse ai u sjell dobi popullit, atdheut, jetës politike të kësaj bote materiale si dhe të botës tjetër shpirtërore. Kjo vepra mund t’ua fshijë gabimet e vjetra duke penguar anarkinë dhe gjithë ato fatkeqësi që do të vinin në të ardhmen.
Said Nursi
Shpresa e shtatë: Në fillim të pleqërisë, kur të qeshurit e Saidit të vjetër u kthye në të qarët e Saidit të ri, adhuruesit e kësaj bote më konsideruan si Saidin e së kaluarës dhe më thirrën në Ankara. Shkova. Ishte aty nga fundi i vjeshtës. Hipa në kalanë e Ankarasë dhe vura re se ajo ishte më e moshuar se unë dhe ishte rrënuar. Ajo m’u paraqit si një gur i historisë së lashtë. M’u duk sikur aty lexova pleqërinë e stinëve të vitit, timen, të sajën, të racës njerëzore, të shtetit të osmanllinjëve të famshëm, vdekjen e kalifëve dhe plakjen e kësaj bote. Të gjitha sa konstatova, më futën në një shqetësim të hidhur dhe fillova të mendoj dhe të imagjinoj lumenjtë e kohës së kaluar, si dhe malet e së ardhmes. Brenda mureve të errësirës së pleqërisë, m’u shtua edhe ajo e gjendjes në Ankara, që më mbuloi krejt me errësirë (2) dhe mendoja se si të shpëtoja.