Tani ju shokët e rinj që në vetvetë jeni duke mbartur damarin e heroit!
Në këtë kohë më një trimëri të madhe shpirtrore i thoni komisionit të gjyqit se: “Jo brisk, po edhe të na jepni pushkë, mauzerë dhe revole; bile edhe të na urdhëroni, prapë ne nuk do t’i ngacmojmë shokët tanë të pafat. Edhe sikur të kishim qindra armiqësitë mëparshme, do t’i hedhim ato, duke u përpjekur që ti mos hidhërojmë shokët tanë, do t’i falim hakun tonë duke bërë hallall, duke marrë këto urdhëra nga Kur’ani famëlartë dhe nga vëllazërimi i fesë İslame. Në këtë mënyrë e kemi marrë vendimin”. Vetëm në këtë mënyrë mund ta ktheni burgun në një mësonjëtore fisnike.
SHTOJCË E POZITËS SË DYTË TË SË TREMBDHJETËS FJALË
ËSHTË NJË ÇËSHTJË E RËNDËSISHME QË MË KA VËREJTUR NË NATËN E KADRIT
Një të vërtetës së gjatë që më ka vërejtur zemrën time në natën e Kadrit do t’i biem shkurt. Tillë:
Me tirani të pashoqe shkatërruan pa pikë mëshire njerëzimin në Luftën e Dytë Botërore duke bërë dëme të madha, ku për një armik të vetëm shkatërruan qindra njerëz të pafajshëm duke i lënë ata në pashpresshmërinë e tmerrshme. Bile edhe fituesit i futi në telashe që të mbrojnë sundimin dhe i torturoi edhe zemrat e tyre, duke u përpjekur që të rindërtojnë vendet e shkatëruara. Sikur t’i shtojmë këtyre shkatërrimeve edhe të gjithë shijet e botës, të gjitha janë të përkohshme dhe fantazitë e qytetërimit të rremë që mundohen të na bëjnë pijanecë, nuk po mundin të mashtrojnë ndërgjigjen e njeriut, sepse ato që radhuam, i kanë plagosur tmerrësisht virtytet cilisore të mbarë njerëzimit dhe nën shpatën e diamantë të Kur’anit është coptuar pakujdesia e devijimit të rremë që ka rë në pellgun e batakut të natyrës duke bërë që në këtë mënyrë, të dalë në sipërfaqen e gjerë fytyra e vërtetë e mizorisë së keqe të politikës. Këto, medoemos dhe padyshim, na tregojnë se njeriun nuk po mund ta ngopë kjo botë kalimtare që është një dashror i rremë.