Tani në këtë shekull për t’i përballuar këto dy sulme të rrezikshme, të rinjtë e muslimanëve dhe të popullit turk është shumë e rëndësishme të zotrojnë shpatat e mprehta të Risale-i Nurit ,veçanërisht fragmentet që quhen “Argumentet e Besimit” dhe “Prijesi i Rinisë”. Përndryshe, të rinjtë e pafatë, si ardhmërinë e kësaj jete edhe lumturinë e ahiretit do ta zhdukin duke e shndëruar në torturë. Pra, të rinjtë duke shpërdoruar rininë po binin nëpër spitale dhe duke u mbështetur veseve çfrenuar po ndëshkohen me burgje dhe në moshën e pleqërisë ato do t’i pasojnë hingllimet e qarjet e tmerrshme.
Por, po qe se të rinjtë, rininë e tyre e mbrojnë me edukimin e Kur’anit dhe më të vërtetat e Risale-i Nurit, atëhere bëhen nga një hero dhe njëri i përsosur dhe nga një musliman i lumtur dhe nga një sulltan krijesave të tjera.
Ja pra një i ri që ka rënë burg, ai po qe se nga njezetekatër orë të kapitalit të moshës vet, e ndanë vetëm një orë për të falur pesë kohët e namazit; dhe pendohet për mëkatin që është bërë shkak për të rënë burg. Burgu është duke e penguar atë nga mëkate të shumta. Në këtë rast për ardhmërinë e jetës së tij dhe për afërmit e tij dhe për atdheun bëhet i dobishëm, me moshën e tij të pesëmbëdhjetë viteve të rinisë do të fitojë rininë e paskajshme dhe shumë e ndritshme. Për këto që i radhitëm këtu janë duke dhënë sihariq dhe na vertetojnë këto vërteta që thamë këtu, të gjitha fetë qiellore me gjithë Kur`anin.
Ja pra, kur i riu jeton pa abuzuar rininë dhe kur falenderon për atë mirësinë e bukur të rinisë delikate, atëhere shijet e tij shtohen dhe kënaqësia e tij përjetësohet. Përndryshe si për afërmit edhe për atdhenë dhe për popullin e tij bëhet një bela e keqe. Por, po që se i burgosuri është i dënuar pa të drejtë atëhere çdo orë që ai kalon në burg, vlen sa një ditë adhurimi; burgu për të bëhet një vend adhurimi, si në kohët e lashta kur njerëzit e devotshëm kanë hyrë nëpër shpella për të fituar jetën e ahretit. Po qe se i burgosuri është i varfër, plak apo ndonjë i sëmurë që i ka pritur me zell këto të vërteta të besimit, në këtë rast për secilën orë që ai kalon në burg përfiton nga njëzet orë adhurimi.Kjo fitohet vetëm me një kusht: kur pendohet dhe kryen farzet urdhëruara, dhe burgu për të bëhet një vend pushimi dhe një shkollë edukimi. Pra burgu për të është shumë më mirë se sa përjashtë, sepse aty mund të marrë një edukatë të bukur që të përballojë sulmet e gjynaheve që e sulmojnë andej e këndej.