Dhe duhet ta dini këtë se, ne na dëmtojnë interësimet për çështjet e tjera përveç çështjes sonë të madhe siç janë grindjet e debatet e kota. Ne ato nuk duhet t’i mendojmë duke anuar nga ata me zemër.
Sepse, a është e drejtë të tërheqësh vemendjen rretheve të gjera duke harruar detyrën që ke dhe të anosh nga entusiazmi i vetë politikës. Dhe me të vertetë ky është një gabim që të pengon nga shërbime të amshuara që ke. Kur kujdesesh ndaj të politikës mund të ikësh në rrjedhën e saj. Duke i humbur mendimet reale e humb edhe shëndetin e zemrës edhe nuk mund të mbrosh sinqeritetin që ke ndaj shërbimit dhe mund të mbetesh ndër faje. Bile, duke u gjykuar në gjyq kur më sulmuan, u thashë:
“Si ka mundësi të vërtetat e Kur’anit e te besimit të kërkojnë mbrojtje nga dritat të tuaja të përkohshme, kurse dritat të Kur’anit mbajnë një forcë tërheqse si dielli madhështor. Kush i njeh mirë Ato, ai ato nuk abuzon për gjërat e përkohshme të kësaj bote, bile ato nuk i shpërdoron edhe t’ia japësh gjithësinë madhështore” Në këtë mënyrë ua mbylla gojën atyre.
Këtu u mbyll pergjigja e mësuesit tonë.
Ne nxënësit e tij ia vërtetojmë me të gjithë fuqinë tonë
Nxënësit e Risale-i Nurit