Pra në këtë rast me të vërtetë është i çmendur ai, që pa e fituar këtë, merret me të tjera gjëra. Ndërsa në këtë kohë ajo padi aq ka rë në rrezik saqë një evlija kishte konstatuar se në varreza nga dyzet të vdekur vetëm një e kishte fituar padinë, pra kishte vdekur me besim, tridhjete nëntë të tjerë e kishin humbur atë.
Tani si ka mundësi të braktisim atributin e një padije të rëndësishme që kryen detyrën e Avokatit duke shpëtuar padin e 80% të njerëzve.
Pra ai që s’është çmendur nuk do t’i braktisë shërbimin dhe përpjekjet që ai të përfitojë avokatin e fortë që atë e mbron prej zhdukjes së përjetshme, gjë që për të mban rëndësinë mbi të gjitha.
Pra, mijëra njerëz dëshmojnë se në këtë kohë patjetër ai mbrojtësi (avokati) parë i padisë është Risale-i Nuri që ka buruar prej mrekullisë shpirtërore të Kur’anit famëlartë.
Ja pra, në këtë botë secili njeri është i dërguar me detyrë të rëndësishme, këtu është një mysafir i përkohshëm dhe krijimi i tij na tregon se patjetër do të ikë në një jetë të përjetshme. Ndërsa është e padyshimitë se në këtë kohë janë tronditur shkaqet e jetës së përjetshme që e mbrojnë kalanë e besimit: Në këtë rast a nuk është e nevojëshme të përpiqesh që ta fitosh padinë e pasurisë së përjetshme që është mijëra herë më e mirë se kjo botë; duke patur aty me vete edhe të gjithë dashamirët që ke pasur këtu. Por po qe nuk mund ta shpëtosh bindjen dhe besimin e fortë, do ta humbësh atë begati përrallore. Vallë i cili send mund ta plotësojë vendin e çështjes së besimit që të kënaqet me një jetë të përjetshme?..
Tani duke patur parasysh këto të vërteta, ne me vëllezërit tanë, edhe sikur të kishim mend njëqind herë më tepër se sa kemi, shpirtërisht mezi do të mjaftonin për shërbimin e kësaj detyre madhështore. Në këtë rast, ne na duket e kotë të angazhohemi me gjëra të tjera, vetëm se nuk duhet të kundërshtoni nxënësit e Nurit që kanë braktisur shërbimin për mbrojtjet që kanë bërë ndaj sulmeve të pa shkak që i bënin të çmendurit, bile edhe këto na kanë detyruar të tjerët që të bëjmë pa dashje.