Tani, me këto masa që parashtruam, mendoni vetë:- kush është e mençme a mund të zbulohet që ta hedhë vehten në zjarr?!. Por po qe se don ta përjetësosh bukurinë e 5 apo 10 vjetëve, ato mbroje vetëm për burrin tënd, atëhere ajo quhet një falenderim për bukurinë që e ke.
Përndryshe, përveç torturës së Xhennemit,,kur të plakesh do të përballesh edhe me mëri; duke mbetur pa shpresë, në periudhën e moshës së gjatë do të qash.
Por, po qe se do të jetosh në rrethin e edukimit të fesë islame dhe do të hijeshohesh me bukurinë e Kur’anit, atëhere ajo bukuria e përkohshme, shpirtërisht do të shndërrohet, në jetën përjetshme dhe në Xhennetin e lumtur bukuria e jotja e ndritshme do të tejkalojë edhe bukurinë e hyrive (vajzave) të Xhennetit dhe nuk ka për të ikur kurrë. Pra, ajo vazja e bukur, po qe se ka sa një grimcë mend nuk do ta humbë këtë rezultat të shkëlqyer që nuk soset asnjëherë.