Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 8
(1-162)
NË NJË KOHE ISHA ULUR NË DRITAREN E BURGUT TË ESKISHEHRIT

Para meje ishte oborri i gjimnazit ku ishin duke kërcyer vajzat e rritura që studionin aty. Në xhennetin e dynjasë, ato i pashë si në formën e hyrive të xhehennemit. Përnjëherësh,si në kinema, mua m’u sqarua jeta e tyre pas pesëdhjetë viteve; qeshja e tyre të sotme pas pesëdhjetë vite e pashë se u shndërua në vajtime të hidhura. Pastaj dolën në shesh këto vërteta që do t’ua rendis. Domethënë, jeta e tyre pas pesdhjetë viteve me një kinema shpirtrore m’u shfaq se: nga gjashtëdhjetë vajza që ishin aty pesëdhjetë; në varr ishin bërë dhe, dhe po vuajnë torturën e zjarrit. Dhjetë prej tyre që ishin arritë në shtatëdhjetë vjetë dhe ishin shëmtuar, për arsye se nuk kanë mbrojtur namusin e tyre dhe përballeshin me mërinë e secilit. Edhe unë fillova të qajë. Në këtë rast m’u shfaq intriga e kohës së fundit që ka paralajmëruar Pejgamberi a.s.m: Intriga më e ashpër dhe më e tërheqëse e kohës së fundit do të bëhet nga fytyra e grave të pafytyra: nga shkaku I sulmit të tyre meshkujt nuk do të mundin t’i dalin zot vullnetit të tyre, e fluturim do të kërcejnë në zjarrin e seksit. Në këtë rast meshkujt për qejfin e një minuti të kësaj jete sakrifikojnë shumë vjetë të asaj jetës së përtejshme.

Një ditë unë duke shikuar sokakun pashë një shembullim të kësaj intrige. Pas taj të rinjtë m’u dhimbsën shumë dhe thashë: “këto të rinjtë e pafatë nuk do të mundin të shpëtojnë vehten nga ky magnetiizm tërheqës”. Unë duke kujtuar kështu momentalisht m’u drejtua përpara një person shpirtrore që duke pratikuar pati dhënë flakën e asaj intrige. Unë duke iu drejtuar atij dhe mësuesve të tij mosbesues që e kanë mësuar atë kështu u thashë:.

Or ti pafat! Që mundohesh të bësh qejf me hyritë e xhehennemit dhe me vullnet ke pranuar devijimin dhe ke dalur në rrugë për të plotësuar qejfin e veseve epshore përpiqesh të përhapesh ateizmin dhe ti je ai që duke dashur jetën, trembësh tmerrësisht nga vdekja dhe nuk don fare ta mendosh atë.

Nuk ka ze