Prijsi I Rinise | Prijsi I Rinise | 122
(1-162)

Mëndjelehti ia kthen: "Jo, nuk mund të bëj ndryshe. Unë jam ca i fortë dhe barrën e mbaj mbi shpinë, që mos të më humbasë". Përsëri shoku i thotë: "Kjo anije e Mbretit, që po na mban është më e fortë se ne. Mbi anije barra do të jetë më e sigurtë dhe më e mbrojtur. Ty, mbase të trulloset koka prej barrës dhe bie mbi valë së bashku me ngarkesën që ke mbi shpinë.

Gjatë rrugës forca të humbet dhe me lartësinë e trupit që ke, duke u kolovitur majtas dhe djathtas dhe me mëndjelehtësinë tënde, do të biesh sëbashku me ngarkesën. Ti do të mërzitësh timonierin dhe ai do të dëbojë apo të shajë, duke të quajtur shpirtkeq, sepse po nënvleftëson anijen e tij me kryeneçësinë tënde. Ka mundësi që ai të urdhërojë punëtorët e t’u thotë: "Burgoseni këtë mendjelehtë!" Në këtë rast, ti i shëmbëllen një njeriu maskara, sepse për njerëzit e kulturuar sjellja jote tregon dobësinë e karakterit tënd. Kështu shfaqet pafuqia jote, sedra e sëmurë, hipokrizia dhe poshtërsia e sjelljes tënde artificiale. Nuk e kupton se sa bajat u bëre para njerëzve për rreth!? Ata po qeshin me ty."

Pas këtyre fjalëve njeriu u pendua, i thirri mendjes dhe hodhi mbi anije barrën e rëndë të plaçkave duke thënë: "Zoti të mëshiroftë! Tani shpëtova nga burgu i mendimeve të këqija dhe nga rruga e pamoralshme".

O njeri, që nuk i bindesh Zotit xh.sh.! Ti i ngjan këtij personi që treguam më lart. Mblidhe mendjen dhe bindju deri sa të shpëtosh nga pozita e një lypësi ku ke rënë dhe të mos lëkundesh nga trishtimi i jetës! Mundohu të shpëtosh nga pesha e kokës, nga mizerja dhe vuajtjet. Mendo për Jetën e Mbrapme si dhe për detyrimet e kësaj jete.

Pamja e katërt:

Që njeriu të bëhet me të vërtetë njeri, i duhet Besimi. Ky besim i jep atij shansin të bëhet sulltan, mbret. Për të mos humbur këtë fat, detyra parësore e njeriut është: Të besuarit dhe të luturit ndaj Zotit xh.sh., Krijuesit të tij. Mosbesimi e ul njeriun në rangun e një kafshe të egër dhe të dobët. Ky fakt dhe tregimi i mëparshëm bëhet i besueshëm dhe i argumentuar katërcipërisht.

Nuk ka ze