Vëlla i dashur, vdekja e djalit tuaj më hidhëroi shumë! (Sundimi i takon All-llahut) Gjykimit dhe Sundimit të Tij duhet t’i nënshtrohemi! I lutem Zotit, që të të japë durim, vdekja e djalit tuaj të bëhet për ju një dhembje e dobishme. Për ty dhe për të tjerë njerëz të devotshëm po jap një lajm të madh dhe njëkohësisht një ngushëllim të vërtetë.
Për këtë le të hedhim vështrimin tek këto pesë pika, që shërbejnë edhe si këshilla:
Pika e parë.
“Djelmosha të gjithmonshëm”
Sekreti i këtij ajeti do të thotë: Fëmijët e myslimanëve që vdesin para se të hyjnë në moshën madhore do të mbeten si fëmijë të xhennetir përjetësisht. Prindërit nëse e fitojnë parajsën, do të jetojnë pranë fëmijëve të tyre të dashur. Ata do të jetojnë me të gjitha gëzimet dhe kënaqësitë e atjeshme. Të përkëdhelësh fëmijët është një dhuratë e çmuar për kënaqësinë tënde. Xhenneti është pikërisht vendi i kënaqësive.
Në qoftë se në këtë jetë të përkohshme do të dëshirosh të përkëdhelësh një fëmijë, duke përballuar për shumë vite me radhë vështirësitë më të hidhura të kësaj bote, në jetën e përtejme kënaqësitë e pastra do të jenë shumë herë më të mëdha dhe do të shijohen për miliona vjet. Kurrfarë kënaqësie tjetër nuk mund të zërë vendin e saj. Zoti me këtë ajet përhap një lajm dhe një myzhde.
“Djelmosha të gjithmonshëm”
Pika e dytë. Një herë një njeri ishte i burgosur. Pranë i çojnë fëmijën e tij të dashur. Babait fatkeq prania e fëmijës ia shtoi dhe ia dyfishoi brengosjen dhe përmallimin.