LETRA E SHTATËMBËDHJETË | LETRA E SHTATËMBËDHJETË | 3
(1-7)

Kryetari i dërgon një lajmëtar të burgosurit, që t’i thotë: "Fëmijën tënd, që është një prej pjesëtarëve të popullit tim, do ta marr pranë vetes ,në një vilë të bukur.

Babai i mjerë qan duke bërtitur: "Ngushëllimin dhe qetësinë që më jep djali im, s’mund të ta jap ty!".Shokët e tij i thonin: "Shqetësohesh kot. Po qe se të dhimbset djali, gëzohu që s’do të rrijë me ty në këtë burg të zi. Ai ka fatin që të jetojë më Mbretin në një vilë të bukur, i kënaqur. Kur ti për vete jeton i burgosur dhe i shqetësuar, pse nuk gëzohesh që djali yt mos të të mbetet në këtë burg së bashku me ty?! Përveç shqetësimeve që ke do të të shtohen edhe ato të djalit dhe do të vuash më shumë. Dërgoje atje, se ka njëmijë dobi.

Kryesorja është se do të fitojë mëshirën e Mbretit dhe ti mund të mbështetesh tek ndihma e Tij. Mbreti patjetër do ta dojë dhe për hir të kësaj dashurie, ndoshta një ditë do t’ju bashkojë. Ai po përpiqet që djalin të mos e lërë me ty në burg, bile më vonë ty do të të takojë me të tek vila, në Mbretërinë e Tij. Ai me siguri nuk do ta sjellë djalin tek ty, por do të të çojë ty tek djali, në vilën madhështore. Atje ju do të takoheni përgjithmonë. Për t’iua realizuar këtë dëshirë ka një kusht: Ti duhet t’i përulesh Mbretit!"

O vëllezër! Kjo që treguam shërben për të gjithë besimtarët myslimanë. Kur ndodh që t’iu vdesin fëmijë, duhet të mendoni: Ky fëmijë nuk ka faje dhe mëkate, gjithashtu Krijuesi i Tij është një Fisnik i Madh dhe i Gjithmëshirshëm. Zoti xh.sh. e mori prej burgut të zi dhe të mjerueshëm për ta çuar në parajsën e "Firdeusit". Sa lumturi për atë fëmijë

Nuk ka ze