Kjo është një bisedë me grupin e grave besimtare, që janë motrat tona shpirtërore të jetës së mbrapme.
Në disa vende ndaj librave të Risale-i Nurit, ndihet një respekt dhe sinqeritet i madh nga ana e grave. Për arsye se e kanë pëlqyer Risale-i Nurin, ato duan të më respektojnë jashtë mase. Gjithashtu kur erdha në medresenë e qytetit të Ispartës, mora vesh se këto motra fisnike, dëshironin të merrnin këshilla nga unë në atë formë që u jepen myslimanëve nëpër xhami. Ato shpresonin shumë për këtë veprim të mëshirshëm. Ato nuk kanë dijeni se unë jam shumë i sëmurë në katër pesë drejtime. Jam i shpërqendruar përderisa nuk kam fuqi të flas. Sonte vura re se ashtu si para pesëmbëdhjetë vjetësh me kërkesën e rinisë shkrova librin "Prijësi i Rinisë", i cili është shumë i dobishëm tek të rinjtë, po kështu edhe ky grup grash, në këtë kohë të vështirë, ka shumë nevojë për një prijës të tillë. Përballë dëshirës së tyre mbeta në mëdyshje, për shkak të gjendjes time jo të mirë, sepse isha i dobët dhe i pafuqishëm. Megjithatë, në mënyrë të përmbledhur brenda tri pikave, për këto motra fisnike të shpirtit, do të rradhis ato më kryesoret: