Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 3
(1-102)

Në qoftë se nëna nuk e shpërdoron mëshirën që ka ndaj djalit të saj për ta shpëtuar nga burgu i përjetshëm i ferrit, dhe nga vdekja e përjetshme që është rruga e mosbesimit dhe e mëkateve, atëhere nëna bëhet pjesëtare e të gjitha sevapeve të të birit. Edhe në qoftë se ajo vdes, në fletoren e veprimtarisë së saj, i rregjistrohen sevapet që ka bërë djali i saj, gjë që ia shndrit shpirtin. Ky djalë në jetën e ahiretit nuk do të bëhet paditësi i saj, por ndoshta si një djalë fisnik, me gjithë shpirt do të bëhet një strehues i nënës.

Mësuesi i parë i fëmijëve, edukatori më ndikues dhe më i përshtatshëm, është nëna e tij. Në lidhje me këtë temë, unë po ju tregoj (këshillat e nënës) në jetën time, gjë që e kujtoj vazhdimisht. Deri në moshën tetëdhjetë vjeçare të jetës time, unë kam marrë mësime nga më shumë se tetëdhjetëmijë persona të ndryshëm. U betohem se asnjëri nuk më ka ndikuar ashtu si mësimet dhe këshillat e nënës time. Ato kanë qenë themeloret,që Zoti e ndjeftë dhe e shpërbleftë me të gjitha të mirat. Këto këshilla më kanë pëshpëritur vazhdimisht në veshin tim dhe kanë lulëzuar si ato farërat e kultivuara. Unë mendoj se vetëm mësimet e tjera, nuk mund të japin frutin e duhur. Tani do të mundeni ta kuptoni se në moshën një vjeçare, ato mësime që më ka dhënë nëna, kanë lënë akoma gjurmë në shpirtin tim edhe tani që jam mbi tetëdhjetë vjeç. Ato po vazhdojnë të japin akoma frutet dhe prodhimin e merituar.

Kështu: Prej katër themeleve tona, më i rëndësishmi është "Mëshira". Dhembshuria në veprat e Risale-i Nurit ka zënë shkallën më të lartë. Unë u binda se në këtë libër, shumë qartë po parashtroj këshilla praktike nga nëna ime.

Pra në qoftë se nënat nuk e shpërdorojnë mëshirën me sinqeritetin që u ka hije, me siguri nuk duhet të bëjnë abuzime me fëmijën e tyre, për t’ua prishur jetën e përjetshme, që ajo jetë për ta është në vlerën e një arke të mbushur plot e përplot me diamante. Duke ia kthyer vëmendjen djalit, vetëm nga kjo botë e përkohshme e cila ndaj asaj tjetrës është si thërmijë qelqi, atëhere do të ishte një abuzim i mëshirës së saj, që ia ka dhuruar Krijuesi për fëmijën e pamëkat.

Nuk ka ze