Sa fatzi është ai burrë që imiton gruan e vet në rrugën e mëkateve dhe nuk mundohet fare ta pengojë atë, duke e nxirë jetën akoma më shumë. Po ashtu edhe kjo grua vetë është po aq fatzezë, që është martuar me një burrë të tillë, që stimulon ligësitë e rrugës së mëkateve, duke i parë këto veprime në një formë tjetër, ajo e kopjon atë. Mjerë ato çifte që së bashku me njëri-tjetrin bashkëpunojnë për të hyrë në thellësinë e zjarrit, duke u shtyrë drejt qytetërimit të shfrenuar.
Këto tregime të Risale-i Nurit kanë këtë kuptim: Lumturia e jetës familjare dhe kënaqësia e kësaj jete dhe asaj tjetrës, është kur shfaqen cilësitë e vlefshme të grave. Kjo realizohet vetëm e vetëm kur mbështetemi tek përjetimi i fesë Islame, që buron nga Kur’ani i Famshëm. Kyçi kryesor i jetës familjare është që kur gruaja e sheh burrin e vet në ndonjë vend të pahijshëm edhe vetë duke bërë pabesi,abuzon detyrën e vet në inat e sipër, si ajo ushtria që nuk u bindet urdhërave. Kështu ndërtesa e kësaj familjeje shkatërrohet që nga themelet. Në këto raste, duhet që gruaja të tregohet e kujdesshme, ta frenojë burrin e vet duke e përmirësuar atë, në mënyrë që ta shpëtojë nga rruga e mëkateve ku ka rënë, që t’i garantojë jetën e përjetshme dhe lumturinë. Përkundrazi, po qe se gjërat kërkon t’i zgjidhë me inat dhe e demaskon duke bërë të njëjtin gabim, duke shkuar me burrat e huaj, atëhere më shumë se askujt ajo i bën dëm vetvetes. Dihet se kush e shkel besnikërinë edhe në këtë jetë merr dënimin e merituar. Sepse gruaja në krijimin e saj e ka si një ligj frikësimin ndaj syrit të huaj, stepet dhe tërhiqet ndaj burrave të huaj. Burri është ndryshe. Ai ndaj vështrimit të grave të huaja nuk frikësohet dhe nuk tërhiqet. Gruaja, nga pamja e njëzet burrave të huaj vetëm ndaj dy vetëve mund të mos ngushtohet, kurse burri nga pamja e njëqind grave vetëm njërës mund t’i ngushtohet. Në këtë drejtim gruaja stepet dhe torturohet edhe pse e quan të pabesë të shoqin. Kjo dobësi e grave buron nga fakti se ato nuk janë në gjendje ta ruajnë dinjitetin e tyre.