Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 7
(1-102)

Shkurt: Gratë heroike me shpirt të madh, në pikëpamje të sakrificës dhe mëshirës fisnike, i tejkalojnë burrat e tyre. Po kështu gratë nuk mund të arrijnë kurrë gjer në ligësinë e burrave të tyre, pra me trupin e tyre të imtë dhe të pafuqishëm, ato duhet t’i ruhen sulmit të burrave të huaj, prandaj e ndjejnë veten të frikësuara dhe për këtë arsye janë futur nën mbulesë. Sepse një burrë për kënaqësinë tetëminutëshe, është gati të bëjë dhunë, që në këtë jetë i kushton vetëm tetë lira. Për shkak të këtyre tetë minuta qejfi dhe kënaqësie, atij i duhet të pranojë humbjen e këtij xhesti por gruaja për tetë minuta qejf, edhe në këtë jetë ngarkohet me një barrë prej tetë muajsh dhe me tetë vjet për të ushqyer dhe edukuar fëmijën ilegal. Me këto ilustrime kuptohet më mirë se kënaqësia e një gruaje të pamoralshme mbetet njëqind shkallë nën atë të burrit.

Këto raste të shpeshta tregojnë se, karvani i grave fisnike dhe aftësia e tyre për të plotësuar kënaqësitë dhe dëshirat e veseve është afër shkallës zero. Krijuesi në qenien e tyre ka vendosur një veti dhe aftësi nga ku buron morali i pastër. Domethënë, ato janë një lloj krijese që në jetën familjare mund të zbatojnë moralin e fesë Islame (sepse ato janë jo vetëm gjysma e racës njerëzore, por vetë nëna e llojit njerëzor).

All-llahu i Madhëruar i mbroftë këto motra nga dhuna e katilëve!

Nuk ka ze