Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 10
(1-102)
ËSHTË SEKRET

(Kjo përfshin vetëm nxënësit më të përkryer të Risale-i Nurit).

{Grave të moshuara u japim një sihariq dhe vajzave që duan ta kalojnë jetën beqare një këshillë:}

Pejgamberi ynë në këtë Hadith, thotë:

“Bindjuni fesë së grave të moshuara!”

Është një urdhër që në kohën e fundit duhet t’u bindemi grave të moshuara sepse zotërojnë besimin e fortë. Një nga katër themelet e Risale-i Nurit, është "shefkati" (mëshira) dhe gratë janë pasqyrim i mëshirës, përderisa edhe më i frikësuari i këtij karvani, për vogëlushin e saj sakrifikon edhe jetën. Mjafton vetëm ky fakt që ato të marrin vendin e parë në këtë grup. Kjo vërteton faktin se ato janë duke u ballafaquar me një rast të madh të jetës së tyre. Zemra ime do që t’u jap këshilla motrave që janë nxënëse të Nurit, që nuk duan të martohen si dhe atyre që për vetë fatin e tyre janë të detyruara të mbesin beqare, prandaj do t’u them:

Bijat dhe motrat e mia të dashura! Kjo kohë nuk u ngjan kohëve të mëparshme. Ka më shumë se një gjysëm shekulli që qytetërimi europian ka zënë vendin e kulturës dhe edukatës fetare Islame. Pra martesa e një vajze duhet të paraqesë si qëllim kryesor krijimin e një jete të paskajshme, ku me anë të kësaj martese ajo duhet të arrijë shansin që të mbrohet nga një jetë e rëndomtë dhe e pamoralshme, si dhe të mbrohet nga mëkatet dhe turpet. Përkundrazi me qytetërimin e papërshtatshëm të Europës ne burrat gruan e dobët dhe të pafat, e duam vetëm në moshën e rinisë, për shkak të një rehatije dhe kënaqësie vetjake.

Nuk ka ze