Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 11
(1-102)

Martesa gruas i sjell dhjetë vuajtje të hidhura, po qe se ajo nuk përputhet me kushtet e duhura që ia kërkon feja, si p.sh. "Kufuv" (karakteri i përbashkët) për vajzën dhe djalin. Po çiftet nuk e marrin parasysh juridikën e "Sheriatit" (ligji i All-llahut xh.sh.), prandaj jeta e vajzës gjithmonë dhe vazhdimisht, do të shkojë me tortura. Po i shtove kësaj edhe ambiciet, atëhere jeta do të bëhet e padurueshme. Tri gjëra e bëjnë martesën të nevojshme:

E para: All-llahu xh.sh., me martesën, çifteve në këtë botë u ka dhënë një shpërblim dhe kënaqësi të madhe, për të shtuar racën njerëzore. Këta çifte me një dëshirë dhe zell të madh, përpiqen të ndërtojnë një shoqëri të mirë. Kurse kënaqësia dhjetë minutëshe tek mashkulli, po qe se është "hallall" (brenda normave morale) jep shqetësime të një ore. Femra për të fituar kënaqësinë e një dhjetëminutëshi, dhjetë muaj është e detyruar të mbaj në trupin e saj fëmijën, por edhe kjo nuk mjafton, se i duhen edhe dhjetë vjet të tjera për ta rritur këtë fëmijë, duke e mbrojtur nga vështirësitë me të cilat mund të përballohet gjatë jetës. Pra kuptohet se dhjetëminutëshi i qejfit të gruas, ndiqet nga një vështirësi e madhe, për jetën e saj. Nga kjo kuptohet se për hatër të qejfit dhjetëminutësh, nuk duhet t’u nënshtroheni veseve të epsheve.

E dyta: Gruaja është një krijesë e dobët dhe për t’u ushqyer ka nevojë për një ndihmë tjetër. Vetëm për këtë arsye, një martesë me një burrë që i mungon edukata fetare, apo me një vagabond dhe sundues, të hysh nën sundimin e tij, e shtyrë nga një dëshirë artificiale, realizimi i një martese të tillë do të bëhet shkak i shkatërrimit të të dy jetëve. Siç e thamë edhe më parë, dhjetë herë është më mirë ta fitosh bukën vetë, duke punuar si gratë e fshatit. Mos dyshoni se ashtu siç e furnizon Furnizuesi i vërtetë fëmijën tuaj me qumështin e gjirit, Ai iu furnizon edhe juve, nga vende që se mendoni fare, dhe tani për hatër të këtij furnizimi, ju nuk duhet të futeni nën sundimin e një burri të pamoralshëm, që nuk i beson All-llahut xh.sh. dhe t’i shërbeni me hipokrizi. Kjo nuk i ka hije fare një vajze myslimane, veçanërisht një nxënëse të Risale-i Nurit.

Nuk ka ze