Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 13
(1-102)

NJË SHTOJCË E PJESËS SË LETRËS SHKRUAR PËR VAJZAT E NURIT

Duke menduar se në këtë qytet gratë e moshuara që kanë bërë dobi nga librat e Risale-i Nurit, nuk përngjajnë fare me të tjerat dhe janë të palëkundura dhe vazhdojnë jetën siç u ka hije, menjëherë m’u shfaq Hadithi i Pejgamberit (a.s.) që thotë:

“Bindjuni fesë së grave të moshuara!”

D.m.th., në "Ahir zaman" (koha e fundit), gratë e moshuara ngaqë janë të dobëta, të ndjeshme dhe fisnike, kanë nevojë më shumë se të tjerat të ngazëllehen me shpresën e fesë. Vetëm me mëshirën e fesë kur të përkëdhelen mund të qetësohet zemra e tyre nazike dhe të gjejnë një mbështetje e ndihmë, duke plotësuar nevojat e duhura. Kjo është edhe arsyeja, që nevojave të tyre u përgjigjet më së miri Risale-i Nur, duke ua përkëdhelur shpirtin dhe ngrohur zemrën e tyre në mënyrë të qëndrueshme.

SAID NURSÝ

SHKURTIMISHT DO TË SHËNOJMË NJË TË VËRTETË TË RËNDËSISHME

Në disa hadithe të Pejgamberit (a.s.) theksohet se, në kohët e fundit, e vërteta e besimit do të lulëzojë më shumë tek gratë. Në këtë mënyrë, ato do të mundin të shpëtojnë nga rënia në mosbesim. Shkurtimisht kuptimi i këtyre haditheve të Pejgamberit (a.s.) është i tillë:

“(Në kohën e fundit, Ahirzaman), bindiuni fesë së grave të moshuara".
Nuk ka ze