Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 15
(1-102)
NJË PËRGJIGJE PYETJEJE
TË SHTETEVE TË HUAJA

1)“Në emër të Zotit të pa të meta.Nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tespih) duke i shprehur falenderime Atij. Paqja, mëshira dhe bekimi i All-llahut xh.sh. gjithmonë qofshin mbi ju!”

[Kjo është një përgjigje për disa njerëz të shteteve të huaja, që më pyesin me anë të gazetës: "Për çfarë arsyeje, me beqarinë tënde t’i kundërshton synnetin (1) e Pejgamberit (a.s.)?"]

Unë duke mos dashur të isha në këtë gjendje të vështirë, do të shkruaja një letër më të hollësishme, por po më shihni edhe vetë se gjendja ime është rënduar shumë. Kjo nuk po më lejon që t’u shkruaj vëllezërve të bekuar, që janë shokët e mi në shërbim të Kur’anit. Megjithatë, duke iu referuar disa pikave, unë po iu përgjigjem atyre :

E para: Që prej dyzet vjetësh po përballohem me sulmet e tiranëve të tmerrshëm të armiqëve të fshehtë. Për të plotësuar këtë synnet, më është dashur të sakrifikoj çdo gjë të shtrenjtë të jetës time. Por unë për shërbimet ndaj Kur’anit, jo vetëm lumturinë e kësaj jete por edhe atë të jetës së përjetshme do ta sakrifikoja. Pra unë me sinqeritet të vërtetë, për t’i shërbyer të vërtetave të Kur’anit, jo të martohesha me vajzat e kësaj bote që në të vërtetë është një synnet, por ndoshta edhe po të më jepeshin dhjetë "Huri" të xhennetit, në mënyrë të prerë do t’i refuzoja ato. Ndaj sulmeve dhe intrigave të këtyre tradhtarëve të pafé, ishin të nevojshme sakrifikime të mëdha. Kurse për të zbatuar urdhërat e fesë Islame, jo ndonjë interes tjetër, por ishte e mjaftueshme vetëm kënaqësia, hira e Zotit xh.sh..

Nuk ka ze