Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 18
(1-102)

E treta: Nxënësve të Risale-i Nurit nuk u kam thënë që të mos martohen. Ata janë ndarë në disa kategori; njëri për të mos e humbur sinqeritetin e vërtetë dhe për të mbrojtur sakrificën e duhur dhe besnikërinë, një pjesë të moshës së vet e ka ndarë për të mos u lidhur me nevojat e kësaj jete. Po qe se gjen një grua, që atë e ndihmon në shërbim të besimit dhe të Kur’anit të Bekuar atë ai e merr. Shërbimin e tij ky veprim nuk e dëmton. Falenderoj All-llahun xh.sh., që shumë nga nxënësit tanë janë të tillë, që gratë e tyre i tejkalojnë shërbimet e tyre, sepse mbanin në vetvete ndjenjën e sakrificës dhe mëshirën e jashtëzakonshme të heroit. Pa pritur fare shpërblim, ato shërbejnë vetëm për Hirën e All-llahut xh.sh..

E shumta e kategorisë së dytë nga nxënësit e Risale-i Nurit janë martuar, duke e zbatuar këtë synnet të Pejgamberit (a.s.). Risale-i Nur atyre u thotë: "Shtëpia juaj le të bëhet një shkollë e Risales dhe e diturisë së shkencave. Në këtë rast fëmijët tuaj, jo vetëm në këtë jetë që kur marrin mësimet e besimit bëhen njerëz të vërtetë, por ndoshta edhe në jetën tjetër, do të bëhen ndihmësit tuaj të denjë. Përkundrazi siç po shohim këto tridhjetë vitet e fundit, kur po marrin mësime nga kultura Europiane, ata edhe në këtë jetë nuk po mundin të japin frutin e duhur, kurse në jetën tjetër do të bëhen paditësit e prindërve të tyre. Ata do t’u thonë: "Pse nuk ma shpëtuat besimin (imanin)?" Në këtë mënyrë atje do ta shqetësojnë prindin e tyre.

Po që se martohet një njeri, pa i marrur këto parasysh, ai nuk ka fare njohuri nga synneti i Pejgamberit (a.s.).

Nuk ka ze