Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 21
(1-102)

"Zemra kërkon Përjetësinë, kurse Zoti xh.sh., kërkon vdekjen e trupit tim."

Rashë në një dëshpërim kaq të madh, sa që edhe Llukmani nuk ka njohuri. (1)

Në këtë moment, shembulli i njerëzimit dhe përfaqësuesi i All-llahut xh.sh., Pejgamberi (a.s.), më drejtoi në rrugën e drejtë që u bë për pleqërinë time një melhem i efektshëm. Dëshpërimin e thellë ma kthei në një shpresë dhe dritë.

Pra o ju të moshuar, që ju ka mbërthyer pleqëria kështu si mua! Patjetër edhe ne do të shkojmë. Dëshpërimi nuk të sjell fare dobi. Po qe se mbyllim sytë, në këtë rast padyshim kemi përpara transformimin. Errësira e pakujdesshme e imagjinatës, apo mosbesimi, na e shfaqin jetën e varrit si një ndarje dhe errësirë të përjetshme. Por në të vërtetë ajo është një vend grumbullimi për të dashurit. Së pari aty është një vend ku do takohemi me Ndihmësin tonë të dashur, Muhammedin Alejhissalatu uesselam dhe me të gjithë dashamirët e tjerë.

(1) Domethënë me tërë fuqinë e saj zemra ma do që të mos vdes, por Gjithëdija e All-llahut xh.sh. kërkon shkatërrimin e trupit tim dhe këtij dëshpërimi edhe Doktor Llukmani nuk i gjen shërim.

Një fjalë e bukur me sekretin e saj thotë:

“Shkaktari është njëlloj si bërësi”

Profeti ynë që njëmijë e treqind vjet, ka qenë Prijësi i treqind milionë njerëzve, si dhe Edukatori i shpirtërave të tyre. Ai ka qenë Mësuesi i mendjeve dhe më i dashuri i tyre.

Nuk ka ze