Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 22
(1-102)

Çdo ditë sevapet e muslimanëve shkruhen në fletoren e veprimtarisë së Tij dhe Profeti ynë Muhammedi (a.s.), u bë shkak për të vlerësuar rolin e duhur dhe qëllimin Hyjnor, si edhe për të lartësuar qeniet në vendin ku u takon. Me anë të transmetimeve të sakta vërtetohet që ka thënë që kur ka lindur: "Ummeti, ummeti!" (populli im,

populli im, që janë të gjithë muslimanët pa marrë parasysh kombësitë. Shën. i red.). Pra që do të thotë se Ai na paska kërkuar si popullin e Tij që në momentin e Lindjes. Po kështu me anë të haditheve të transmetuara dhe thënieve të njerëzve të shenjtë është vërtetuar se edhe në ditën e gjykimit kur secili do të përpiqet të shpëtojë vetveten, përsëri Ai duke bërë sakrificën më të lartë, do të kërkojë popullin e vet, (muslimanët) duke thënë: "Ummeti, ummeti”

Pra e kuptove se me çfarë Personi dhe me çfarë Ndihmësi të popullit do të takohemi? Atje ka evlija të panumërt, që janë grumbulluar përrreth Atij Dielli. Në atë botë që do të shkojmë edhe ne për të pasur ndihmën (shefaatin,ndërmjetësinë)e këtij Personi famëlartë dhe për të përfituar nga Drita e Tij që të shpëtojmë nga errësira e jetës së varrit,ka vetëm një rrugëdalje të vetme,të mbështetemi tek Kur’ani dhe synnetet e Tij.

Shpresa e katërt: Në kohën kur hyra në moshën e pleqërisë, për shkak të pakujdesive, shëndeti më ka lënë dhe më ka dalur nga duart. Sëmundjet dhe pleqëria më sulmojnë dhe shqetësimet e tyre më godasin në kokë, duke ma larguar tërësisht gjumin.

Nuk ka ze