Me të vërtetë do t’i gjendet nje fletore që aty është shkruar se çfarë dëshiron prej nesh. Ai libër i përsosur mban mrekulli në dyzet anë dhe çdo minutë së paku në gjuhët e njeqindmijë njerëzve këndohet shpërndan dritë dhe gjithashtu për çdo shkronjë së paku dhjetë sevape (mirësi) na garanton dhe nganjëherë dhjetëmijë.Në këtë natën e Kadrit, ka ofruar tridhjetëmijë mirësi, fruta të xhennetit dhe shumë dritë për në jetën e varrit. E kuptuat më mirë tani, se askush nuk mund të tregojë se Kur’anin mund ta arrijë ndonjë libër tjetër.
Pra Ky Kur’an i Famshëm që kemi në dorë, është Fjala e Krijuesit Madhështor të botës dhe të qiejve. Ai është Edukatori i tërë gjithësisë, sepse Madhështia Hyjnore dhe koncepti i Mëshirës së Tij, arrin kudo. Meqë Kur’ani i Bekuar është një Ferman (Dokument) i All-llahut xh.sh. dhe miniera e Mëshirës së Tij, për të gjetur ilaçin e çdo shqetësimi dhe për të dalë në dritë nga çdo errësirë, mbështetiu Atij. Mos dysho se shpresat e Tij i mjaftojnë të gjithë atyreve që e kanë humbur atë.
Çelësi i këtij thesari të përjetshëm është besimi dhe bindja. Atë duhet ta dëgjojmë dhe ta pranojmë duke e lexuar apo kënduar me kënaqësi të madhe.
Shpresa e pestë: Në fillimin e pleqërisë, me dëshirën që të tërhiqem në vetmi dhe për të qetësuar shpirtin, vendosa që të shkoj nga kodra e “Jusha”-s, (thuhet se aty është varri i profetit Jusha a.s. që ndodhet në anën e grykës së Stambollit). Në atë kodër të lartë horizonti më tërhoqi vëmendjen.