Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 27
(1-102)

(1) Nga ky shembull kuptohet lehtësia e pohimit dhe vështirësia e mohimit të kësaj çështje. Dikush të thotë se në faqen e tokës ka një kopësht ku prodhohen kuti qumështi dhe një tjetër të thotë jo. Ai që thotë se ky kopësht ekziston, duhet të tregojë vendin se ku ndodhet. Ose duhet të sjellë një mostër prej tyre. Ai që e mohon, për të vërtetuar thënien e tij, i duhet ta vërtetojë mohimin e tij, duke sjellur botën për ta parë. Po kështu edhe të vërtetuarit e xhennetit dhe xhehennemit, i duheshin vetëm dy dëshmitarë. Mohuesve u duhej të tregonin të gjithë gjithësinë dhe kohërat e pafundme,ku duke vërtetuar mosekzistencën, vetëm atëhere mund të vërtetonin mohimin e tyre. Me këtë shembull, o ju vëllezërit e mi të moshuar, e kuptoni se sa argument i fortë është besimi në jetën tjetër?

Pra ky mësim i rëndësishëm i Kur’anit famëlartë, për ne ka vetëm një domethënie, besimin në jetën tjetër. Kështu duhet ta kuptosh se sa argument i fortë është besimi (imani) për ne.

E kuptove se ky besim është një argument, një ngushëllim dhe një shpresë e fortë që një qind pleqëri po të mblidhen në një person të vetëm, ky ngushëllim mund t’i përballojë të gjitha.

Ne pleqtë duke thënë: "Falenderojmë All-llahun xh.sh. për besimin e plotë,t’i gëzohemi pleqërisë sonë!"

Shpresa e gjashtë:

Në kohën kur më hodhën në një gjendje të hidhur të internimit, u veçova nga njerëzit dhe mbeta në malin e bjeshkëve me pisha të larta. Në vetminë time kërkova një dritë. Një natë hipa në majën e një pishe nga më të lartat, në majë të malit.

Nuk ka ze