Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 29
(1-102)

Përveç robërve të vetdijshëm që ndriçojnë nga Drita e Tij duke i shërbyer, janë gurët dhe drurët, që për ty bëhen dashamirë të sjellshëm. Ato me gjuhën e heshtur të tyre mund të bisedojnë me ne dhe të na argëtojnë. Pra të barabarta me sasinë e numrit të të gjitha qenieve dhe me sasinë e germave të këtij libri të gjithësisë, ekzistojnë fakte për ekzistencën e Tij. Kjo e vërtetë provohet edhe me sasinë e sendeve të gjalla, si të ushqimeve dhe mirësive, që nuk janë gjë tjetër veçse shkëlqime të Mëshirës dhe Ndihmës së Tij. Të gjitha sa thamë, janë dëshmi që na tregojnë praninë e

All-llahut xh.sh., që është i Plotfuqishëm, Mjeshtër dhe Krijues që na mbron vazhdimisht me funksionin e Mbrojtësit Bujar, të Dashur dhe të Butë. Për të hyrë nën Protektoratin e Tij, na duhet një ndihmës i pranueshëm, siç janë dobësia dhe varfëria jonë. Këto cilësi të bukura shfaqen pikërisht në kohën e pleqërisë. Prej kësaj pleqërie që të sjell pranë Zotit xh.sh. nuk duhet të ankohesh, përkundrazi, ndoshta prej saj të gëzohesh.

Shpresa e shtatë: Në fillim të pleqërisë, kur të qeshurit e Saidit të vjetër u kthye në të qarët e Saidit të ri, adhuruesit e kësaj bote më konsideruan si Saidin e së kaluarës dhe më thirrën në Ankara. Shkova. Ishte aty nga fundi i vjeshtës. Hipa në kalanë e Ankarasë dhe vura re se ajo ishte më e moshuar se unë dhe ishte rrënuar.

Nuk ka ze