Qëndroja në dhomën e vogël me pjesën e sipërme të hapur dhe pleqëria ime duke iu referuar të kaluarës, më shfaqi tre-katër kurbete. Siç është treguar në "Letrën e Gjashtë", atë natë në shkretëtirën e heshtur vetëm nga shushërima e pishave dhe jehona që vinte prej një zëri me një ulërimë të hidhur, ia dyfishoi kurbetin ndjenjave dhe pleqërisë time. Në këtë çast më dukej sikur pleqëria ime më pëshpëriste në vesh dhe më bëhej sikur më thoshte se bota u vesh me një qefin të zi dhe dita u shndërrua në një varr. Kjo thënie më trokiste në veshin e zemrës duke më thënë:¨Njëlloj edhe dita e moshës tënde do të shndërrohet në natë dhe dita e kësaj bote po kështu do të të kthehet në jetën e varrit, kurse vera e jetës do të kthehet në dimrin e natës së vdekjes. Në këtë çast nefsi im u çorodit dhe tha:
"Unë kam pesëdhjetë vjet në kurbet dhe jam ndarë nga atdheu im. Veç kurbetit dhe atdheut, mua më ka hidhëruar edhe ndarja nga dashamirët e shumtë, si dhe të qarat për ndarjen e tyre nga kjo jetë. Pleqëria po më paralajmëron se po vjen dita që do të ndahemi nga kjo botë e përkohshme. Hidhërimi i tepërt më bëri që ta harroj vetminë e kësaj nate, këtu në malin e lartë. Gjendja e kurbetit së bashku me problemet e tjera që më kishin rënë në kokë, si dhe ky hidhërim i mpleksur me të tjerët, më detyronin që të përpiqesha të gjeja një shpresë shpëtimi. Në këtë moment ngushëllimin e ndjeva tek besimi në një Zot xh.sh. të Vetëm, si një miqësi që më garantoi se edhe sikur gjendja ime të bëhet edhe njëmijë herë më keq, përsëri shpresa do të më mjaftonte për ta përballuar".
Pra o ju të moshuar! Krijuesi ynë është i Plotmëshirshëm dhe për ne nuk ekziston kurbeti. Meqenëse ekziston Ai, çdo gjë tjetër ekziston. Kjo botë nuk është një mjet i kotë, pra malet dhe shkretëtirat nuk janë pa vlerë ashtu siç duken, por janë të mbushura plot e përplot me robërit e Tij.