Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 26
(1-102)

Disa të vërteta të besimit i kanë parë me sytë e tyre dhe disa prej bindjeve të padyshimta, të gjithë së bashku vërtetojnë se ka edhe një jetë tjetër, ku njerëzit do të shkojnë pas ringjalljes. Sepse këtë fjalë e ka premtuar Krijuesi i Gjithësisë. Profetëve u japin shtyllë edhe njëqindenjëzetekatër milionë evlija (njerëz të shenjtë). Këtyre iu mbështetet edhe një argument i fortë, funksionet e Emrave të Bukur (Esma ul Husna), që me tërë shkëlqimin e tyre tregojnë se është e nevojshme një jetë tjetër e përjetshme. Një tjetër argument i fortë janë edhe “kufomat” e drurëve,që çdo dimër qëndrojnë në këmbë si kufoma të vdekura, dhe me urdhërin "Kun fejekun" (bëhu dhe në çast bëhet), ato me ardhjen e pranverës ngjallen përjetojnë "Ba’thu ba’delmeutin" (gjallërohen pas vdekjes). Jo vetëm ato, por edhe kufomat e të pajetëve të panumërt të treqindmijë llojeve të kafshëve dhe të drurëve, çdo pranverë i ringjallë një i Plotëfuqishëm i Pafillimtë me një llogari të madhe shpenzimesh dhe Diturie të Pastër të Tij. Nevojtarët e këtyre shpenzimeve që janë shpirtërat e panumërt, i furnizon në një mënyrë të përkryer. Kështu çdo pranverë, në një kohë të shkurtër me qëndisira të përsosura e shumë të bukura dhe me mirësi të panumërta e mbulon gjithësinë, gjë që tregon për një mëshirë të përjetshme dhe një ndihmë të pandërprerë. Ekzistenca e jetës së përjetshme, është frut i përsosur i gjithësisë, si dhe Arti më i Bukur i Krijuesit të saj, që mban qilima me gjelbërim të përhershëm dhe lumturinë e pafundme që dëshirojnë njerëzit me gjithë zellin e tyre. Është ky njeri që i ka lidhur dëshirat e jetës së tij me të gjitha qeniet e gjithësisë, në një shkallë të padyshimtë besimi tek e ardhmja dhe tek jeta e përjetshme. Është e vërtetuar se ekzistenca e asaj jete është e padiskutueshme dhe se pas kësaj jete të përkohshme ajo patjetër do të vijë. Atje do të na presë një lumturi e pufundme.(1)

Nuk ka ze