Nuk pata fëmijë dhe pasuri që të më lidhnin me botën e përkohshme dhe me pakujdesitë e rinisë e pata humbur kapitalin e moshës. Nga frutat e tyre më kishin ngelur në duar vetëm mëkatet dhe gabimet. Atëhere si Nijazi Misriu, duke bërtitur thashë:
Kur e gjeta rrugën e vërtetë nuk kisha fare njohuri, sepse karvani kishte ikur përpara meje...
Me sytë e lagur duke bërtitur i mjeri unë, vazhdova rrugën i vetëm
Me zemër të përvëluar, unë hutaqi, nuk kisha asnjë njohuri praktike.
Atëhere duke qenë në kurbet, më pushtoi një pesimizëm i hidhur dhe e shfaqa pendimin me fjalët "of", atëhere me mallë duke kërkuar ndihmë falenderoj Zotin xh.sh., që me Kur’anin e Bekuar duke më hapur derën e një qetësie më erdhi në ndihmë. Më dha një ngushëllim të tillë, saqë edhe sikur të kisha pasur njëqind herë më tepër shqetësime, do të ma shpërndante errësirën.
Tani o ju pleq dhe plaka të nderuar, që ju kanë filluar t’ju ndërpriten lidhjet me këtë botë dhe të shkëputen litarët që ju kanë lidhur me të, duhet ta kuptoni se Mjeshtëri Madhështor, a ka mundësi vallë të mos u flasë, të mos takohet me ne miqtë e Tij? Këtë gjithësi Ai e ka krijuar me diturinë e Tij të kulluar dhe me vullnetin e Tij ka rregulluar dhe ka hijeshuar. Me të vërtetë “siç e di Ai që krijon”; njëlloj edhe “kush flet tregon se ai di” ngaqë këtë pallat e ka krijuar për ne si një vend gostitje dhe tregtie.