Në këtë rast m’u shfaq Mëshira e All-llahut xh.sh., që m’i shndrroi shqetësimet në shpresa dhe ngushëllime. Ja pra ju të moshuarit e moshës time, All-llahu xh.sh. në Kur’anin e Tij të Bekuar, në njëqind vende na paraqitet me mëshirën e Funksioneve të Tij të Gjithëmëshirshme dhe të Plotmëshirshme.
Gjithmonë në faqen e tokës ata që kanë kërkuar ndihmë dhe mëshirë nga Ai, nuk u ka munguar dhe u ka ardhur. Nga ana tjetër ua ka sjellur stinën e pranverës të mbushur plot me mirësi dhe dhurata. Si ushqim i ka shkëlqyer mëshira e Tij nevojtarëve sipas shkallës së varfërisë dhe dobësisë, mëshirë e cila është e mjaftueshme për një krijesë nga ana e Krijuesit të Plotmëshirshëm dhe ajo është një Dritë e Pashterrshme. Këtë mëshirë e gjejmë vetëm tek Ai, kur të kemi falur farzet e urdhëruara duke iu nënshtruar Atij.
Shpresa e tretë: Në një moment kur u zgjova nga errësira e rinisë në mëngjesin e pleqërisë, pikërisht në këtë kohë e pashë veten dhe vura re se trupi im po zbriste drejt teposhtës. Në këtë çast thashë si Nijazi Misriu dikur:
Shpirti im edhe pse nuk pajtohet me shkatërrimin e trupit tim, përsëri ai po shkatërrohet dhe çdo ditë po rrënohet,duke u kthyer në një rrënojë.
Kështu mua më priten shpresat që më lidhin fort me këtë botë. Po e ndjej se po më afrohet koha që do të ndahem nga të dashurit, të afërmit dhe miqtë e shumtë. Duke kërkuar melhemin e kësaj plage të thellë shpirtërore, thashë përsëri si Nijaziu: