Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 16
(1-102)

Disa teologë të pafatë dhe njerëz të devotshëm, për shkak të ushqimit të familjeve të veta u dhanë "fetva" (leje) disa veprimtarive që nuk i lejon feja, bid’ateve*, apo që u dukeshin të këtilla. Veçanërisht, përballë ndalimit të mësimit të fesë Islame dhe mosthirrjes së "Ezanit Muhamedije". Kështu tek muslimanët po zbatoheshin sulme të tmerrshme, që nevojitnin sakrificë dhe qëndresë të jashtë zakonshme. Kur përballë çdo nevoje të duhet të kundërvësh syrin e ngopur, unë e braktisa një synnet të vetëm, për të mos hyrë në shumë harame, si dhe për të kryer më shumë "vaxhibe" dhe "farze", që janë urdhëra të All-llahut xh.sh.. Përfundimi, kuptohet se për çfarë kam vepruar në mënyrë të tillë, që për hatrin e një synneti të mos hyj në njëqind gjynahe.

* bid’at-risi në fé

Brenda dyzet vjetëve, disa teologë (hoxhallarë), për të kryer një synnet të vetëm, u detyruan të bëjnë dhjetë mëkate të mëdha dhe të braktisin disa synnete dhe farze të tjera.

E dyta: Ajeti i Zotit xh.sh.:

2)“Martohuni me ato gra që ju pëlqejnë”;

dhe hadithi i Pejgamerit (a.s.):

“Martohuni, shumëzohuni!”, nuk janë urdhëra të domosdoshëm dhe të vazhdueshëm. Ndoshta ato kanë vlerën e (synnetit mustehab). Këto zbatohen vetëm atëhere kur plotësohen kushtet, meqë nuk janë urdhëra të vazhdueshëm që i takojnë secilit.Dhe hadithi:


“Në fenë Islame nuk ka murgjër që nuk martohen”.
Nuk ka ze