Pra domethënë, cilësitë e tyre fisnike, mëshira dhe sinqeriteti, do të bëhet shkak shpëtimi për të shpëtuar nga tradhtia dhe mashtrimi i hipokritëve.
Në një hadith tjetër theksohet:
"Babai i dy vajzave e ka furnizimin (rriskun) të bollshëm”; që do të thotë se në kohën e fundit do të lindin më tepër vajza se sa djem, të cilave ushqimin All-llahu xh.sh. ua sjell më me lehtësi. Në të kaluarën, kuptimin e këtij hadithi nuk mund ta kuptoja. Falenderoj All-llahun xh.sh. se një pjesë e sekretit të këtij hadithi e kuptova! Këtu do ta sqarojmë shkurtimisht.
Të vegjëlit e njerëzve, nuk janë njëlloj si ato të kafshëve, sepse ato nuk mund të bëhen zot të vetvetes, duke qenë të privuar nga aftësitë që kafsha i fiton brenda dy tre muajve. Fëmijëve u nevojitet një mëshirë dhe ngrohtësi e madhe për një kohë prej dhjetë vjetësh e më tepër. Nga ky sekret del se ndryshe nga kafshët, tek njerëzit në vetitë e tyre ekziston një mëshirë, që mund të vazhdojë për shumë vite. Tek burrat ka depërtuar nderi dhe mbrojtja e namuzit pak më tepër, për arsye se ka për detyrë të marrë përsipër dhe të mbrojë fëmijët e paaftë, për të ruajtur nderin e tyre nga prapësitë.
Tek burrat All-llahu xh.sh. ka vendosur një fuqi të tillë, për të mbrojtur nderin dhe virtytin, sa që ata pa shpresuar kurrë për shpërblimin e obligimit të tyre, këtë detyrë e kryejnë më së miri. Mjerisht, kjo dhunti e vyer, në këtë shekull me shumë shfaqje të papëlqyera është dëmtuar tepër. Por tek gratë, që në krijimin e tyre më tepër lindin dhuntitë e ndjenjës së mëshirës heroike të kultivuar në vetvete, mëshirë e cila ende nuk është dëmtuar. Kuptohet se hadithi i Pejgamberit (a.s.) në mënyrë alegorike shënon se All-llahu xh.sh. e ka vendosur këtë mëshirë tek ato që me krijimin e tyre. Në kohën e "ahirzamanit” (koha e fundit), këto cilësi heroikisht do t’i shërbejnë fesë Islame.
SAID NURSI