E treta: Gruaja që me krijimin e saj ka një dëshirë që ta dojë fëmijën e saj. Shkaku i kësaj është se ajo pret që fëmija i saj t’i shërbejë në këtë jetë të përkohshme, pastaj sevapet t’ia dërgojë më vonë në jetën e përjetshme dhe ta shpëtojë nga torturat. Meqë tani vendin e edukatës fetare e ka zënë kultura europiane, nga dhjetë mundësi, të shumtën vetëm dy nëna munden të përballojnë mëshirën e fëmijëve të mbushur me sakrifica, shërbime dhe lutje ndaj All-llahut xh.sh.. Vetëm kështu do ta plotësojë fletoren e veprimtarisë së nënës me sevape. Po qe i devotshëm edhe në ditën e mbrapme e ndihmon. Por në këtë kohë të keqe, as 20% e fëmijëve, nuk po e japin frutin e duhur. Pra ju o motrat e mia, për të mos mbetur në udhëkryq, mos i hyni këtij rreziku. Sipas këtyre fakteve që dhamë, secilës vajzë, nga nxënëset e Risale-i Nurit që do ta vazhdojë jetën si beqare, po i jap një këshillë: Të mos martohen, gjersa të gjejnë një burrë të përshtatshëm dhe të sjellshëm, që e zotëron fenë Islame. Po qe se nuk e gjen, atëhere si disa nxënëse të lart përmendura, të durojnë beqarinë, deri sa t’u dalë fati. Kështu, t’i jepet mundësia që të zgjedhë një njeri të ndërgjegjshëm, që ka marrur edukatë fetare. Vetëm kështu mund të realizohet një martesë jo kalimtare, por e përjetshme. Është një rënie e madhe që për një qejf të shkurtër, të zhyten në një qytetërim të rremë, plot mëkate, duke shkatërruar lumturinë e përjetshme.
Motrat dhe vajzat e mia fisnike le të lexojnë broshurën “Për çfarë mbulohen gratë”.
Said Nursi