O motrat e mia, këto fjalë po iua them si një sekret: Është shumë më mirë për ju të jeni të kursyera dhe nikoqire të mira, ashtu siç edhe jeni krijuar që kur keni lindur. Gjithashtu më mirë edhe të punoni si ato gratë e fshatit për të nxjerrë bukën e gojës, se sa të hyni nën sundimin e një burri mizor, që e ka bërë si moto të jetës së vet, jetën e paturpshme ashtu si të pafetë e Europës. Mos u nënshtroni dhe mos u pajtoni me këta bandillë të rrezikshëm. Po qe se iu ka rënë fati të jeni martuar me një burrë të pamoralshëm, që nuk pajtohet me sjelljet tuaja të mira, mos u mundoni të ndaheni prej tij, por vazhdoni me sjellje të hijshme dhe me durim. Inshaall-llah këto veti tuajat, do ta sjellin bashkëshortin tuaj në rrugë të mbarë. Përkundrazi po të ndaheni, do ta sorollasni veten tuaj në dyert e gjyqeve, gjë që nuk të pajton kurrë me moralin dhe normat e islamit.
Pika e tretë: Të nderuarat motrat e mia, duhet të jeni të bindura se siç është argumentuar edhe në veprat e Risale-i Nurit, në qindra argumente është theksuar se qejfet dhe kënaqësitë e palejuara, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse tejkalojnë vështirësitë dhe hidhërimet. Duke e lexuar vetë këtë libër, do të bindeni më mirë.
Tani në mënyrë të përmbledhur do t’iu jap disa këshilla që me “Fjalët e Vogla”, në “Fjalën e Gjashtë” e “të shtatë” dhe me “Prijësin e Rinisë", udhëzimet e këtyre do t’iu mjaftojnë në vendin tim. Duhet të bindeni se qejfet dhe kënaqësitë e hallallit, janë të mjaftueshme për njeriun. Në shtëpitë tuaja bisedoni me fëmijën e pamëkatshëm dhe do të jeni njëqind herë më e kënaqur, se sa të shkoni e të shikoni një film të pahijshëm.