Po të japim pulën si shembull që është një shpend i pafuqishëm, tek ajo shumë qartë mund të shohim se si nëna e sakrifikon shpirtin, për të shpëtuar zogun e saj nga kthetrat e luanit. Pra pa pritur fare shpërblimin, dobinë apo dashurinë e dikujt, ajo e sakrifikon jetën në mbrojtje të fëmijës së saj. Tani puna më e vlefshme e ahiretit dhe cilësia më e mirë e arsimit fetar, shfaqet tek sakrifica, që merr pjesë heroikisht tek cilësia e nënës.
Po qe se mëshira dhe sakrifica do të mund të shfaqet tek grupi i nënave fisnike, atëhere në gjirin e myslimanëve do të jetë një shkak real, për përjetimin e lumturisë së vërtetë. Heroizmi i baballarëve nuk kryhet pa pasur shpresë për ndonjë shpërblim, në mos tjetër ata presin interesim dhe respekt. Mjerisht grupi i grave të pafata, për t’i shpëtuar mizorisë dhe sundimit të burrave, për të cilat shkaku është dobësia dhe paaftësia, ato tregohen hipokrite në një farë mënyre.
Pika e dytë: Këtë vit duke qenë i vetmuar dhe i shmangur nga jeta shoqërore, për respekt të disa vëllezërve dhe motrave të shpirtit, e solla fytyrën nga ata. Nga shumë miq që takoheshin me mua, dëgjova ankesa për jetën familjare dhe thashë: "Ah medet! Me të vërtetë të ketë arritur puna deri këtu? Edhe pikëmbështetja e njerëzve, familja, u prish!”
Ajo, familja është vendmbrojtja e secilit njeri, veçanërisht jeta familjare e myslimanëve është si një lloj parajse e vogël. Duke analizuar shkakun e këtij problemi, mora vesh se për t’i shfrenuar veset e rinisë,për t’i dhënë dëme fesë islame dhe për të prishur jetën shoqërore të myslimanëve, dy grupe tradhtarësh ditë e natë po punonin, një lloj edhe me grupin e femrave të pakujdesshme. Akoma më ashpër, dy grupe të tjera nën perde mundohen t’i shfrenojnë, t’i hedhin në vende të gabueshme. Kështu u binda se lakuriqësia e grave të paturpshme dhe të shfrenuara do t’i godasë besimtarët keqazi.