Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 58
(1-102)

Përsëri të vërtetat e Kur’anit, besimtarëve u thonë: "O ju besimtarë! Aftësinë e dashurisë që iu ka dhuruar All-llahu xh.sh., mos e shpenzoni në vende të ndyra, të mangëta dhe të dëmshme, që nuk të sjellin fare dobi! Mos shko në rrugën e nefsit të pakultivuar që të imponon vetëm të këqija! Ato mos i prano si të dashur dhe mos adhuro veset e këqija! Ndoshta ti e ke aftësinë e një dashurie të pafundme, prandaj duhet ta shpenzosh për Atë! Ai e ka merituar me të vërtetë një dashuri të pafundme, sepse ty të ka kompletuar me mirësi të shumëllojshme. Në të ardhmen do të të kënaqë me lumturi të pafundme... jo vetëm ty, por edhe të tjerët, pra dashamirët e tu besnikë sepse edhe nga kënaqësia e tyre do të ndiesh të njëjtën kënaqësi. Sepse Ai është në shkallën më të lartë të përsosmërisë dhe pafundësisht është i Patëmeta, i Lartësuar, i Pastër, i Pagabueshëm dhe zotëron një Bukuri që kurrë nuk zhduket. Të gjithë Emrat e Bukur (Esma ul Husna), janë në shkallën e pafundme të bukurisë dhe në secilin prej tyre gjendet Drita e Bukurisë. Parajsa (xhenneti) me të gjitha bukuritë dhe mirësitë, tregon vetëm një shkëlqim të Bukurisë së Tij të mëshirshme. Të gjitha bukuritë, hijeshitë dhe bamirësitë e kësaj gjithësie të shtyjnë ta duash dhe janë shenja e dëshmi të Një të Bukuri të Rrallë dhe të Përsosur. Kështu Një i Tillë, Madhështia e të Cilit nuk mund të tregohet sepse është në një gradë të lartë e të papërcaktuar, të bën ta duash dhe ndaj të gjitha dashamirëve, ta preferosh Atë. Adhuroje pa gabime Atë!"

Mesazhi i Kur’anit vazhdon duke thënë:

"O njeri! Mos shpenzo aftësinë e dashurisë në vende të padobishme dhe në qenie të përkohshme, sepse ajo dashamirësia jote i takon vetëm funksioneve të Emrave të Bukur, shkëlqimet e të cilave duken në Artet e qendisura dhe në krijesat e Tij! Ato janë të përjetshme dhe të vazhdueshme.

Nuk ka ze