Akoma vazhdon duke thënë se:
“Njerëzit nuk janë kokë bosh si kafshët, pa dyshim që janë nëpunës me detyra të rëndësishme dhe lëvizin nën kontrollin e Mëshirëplotit të Gjithëdijshëm. Pra duke menduar vështirësitë e kësaj bote, shpirtin tënd mos e hidhëro dhe mëshirën tënde mos e prefero para Mëshirës së Zotit xh.sh.. Beso se frerin e armiqve të panumërt, që nga mikrobi i padukshëm deri tek murtaja, stuhija, apo tërmeti e ka në dorë i Gjithëpushtetshmi. Ai është "Hakim", që vepron me një dituri të pastër dhe që në secilën vepër parapëlqen dobinë, se është i Plotmëshirshëm. Mëshira e Tij nuk soset kurrë. Po të vësh re, në secilën punë do të shohësh një lloj Mëshire".
"Në të vërtetë kjo botë është e përkohshme, por këtu prodhohet materiali i nevojshëm për në jetën e përjetshme. Është kalimtare, por në të arrihen frutat e përshtatshme për në jetën tjetër dhe këtu pasqyrohen Emrat e Bukur të Zotit xh.sh. të Përjetshëm. Kjo jetë në të vërtetë të hidhëron shumë dhe të shijon pak, por kur kujton Mëshirën e Tij që po ta dhuron Një Mëshirëplotë i Gjithmëshirshëm, atëhere ngopesh me këto shije të vërteta. Bile edhe për hidhërimet që nuk i ke merituar fiton sevape të ëmbla. Pra rrethi i gjërave "hallall" i të gjithë qejfeve, shijimeve, kënaqësive të zemrës dhe të shpirtit të mjaftojnë. Mos hy në vende të palejuara sepse në to shpesh herë një shije e vetme të sjellë mijëra shqetësime dhe të bëhet shkak që ta humbësh shijen e vërtetë të Dhuratave të të Gjithmëshirshmit".