Ju me atë dëshirë që ju ka dhënë All-llahu xh.sh., t’i doni Funksionet e Emrave të Bukur dhe aftësinë që ta njihni Atë, sepse organet e adhurimit e të falenderimit po i shpenzoni nëpër dëshira dhe vese epshore. Po qe se e adhuroni këtë botë, patjetër do të vuani edhe ndëshkimet e saja, sepse në vend që të doni Zotin xh.sh., ju doni veset e nefsit. Atij nuk po ia jepni dashamirësinë e vërtetë dhe nuk po mbështeteni tek Pronari i Vërtetë. Në këtë mënyrë gjithmonë do të hidhëroheni. Në vend që dashurinë tuaj t’ia kushtoni funksioneve të Emrave të Bukur, ju ia kushtuat kësaj bote. Veprat dhe Artet e Tija ia dedikuat shkaqeve të panumërta. Disa prej tyre që keni dashur shumë duke ua kthyer shpinën juve, po ikën pa e kthyer kokën dhe pa iu thënë "mirupafshim!" Disa prej tyre nuk ju njohin, por edhe ata që ju njohin, nuk iu duan që edhe sikur t’iu duan nuk ju bëjnë dobi. Vazhdimisht pa shpresë do të vuani ndëshkimin e ndarjes, sepse me mosbesimin tuaj mendoni se i vdekuri kurrë nuk ringjallet. Kjo është edhe arsyeja që shpesh torturoheni, ngaqë mendoni se dashamirët largohen njëherë e përgjithmonë.
A e pe brendësinë e mosbesimtarëve që thonë se përsosmëria e njerëzimit, bukuria e qytetërimit dhe shijet e kënaqësisë, janë mbi gjithçka. Dëfrimet dhe dehja janë si një perde e përkohshme, për të mos e ndjerë dhimbjen e gjendjes së tyre. Thuaju "tuh!" mendjeve të tyre prej maskarenjsh.
Por bulevardi i gjerë i rrugës së Kur’anit të Ndritur, me të vërtetat e besimit, ia shëron plagët nga të cilat vuajnë rrugaçët e mosbesimit.