Kuvendimin dhe librat e bukur me faqet plot kuptim, duke i konsideruar si gjëra të pakuptimta dhe të thjeshta, i shqyen dhe i hedh nën këmbë duke vazhduar më tej. Ky njeri nuk të dhimbset fare, por ndoshta për të do të thuash se e ka merituar një dënim të rreptë. Po kështu edhe dashakeqësia e njeriut që e ka zgjedhur vetë atë, e shtyn të futet në rrugën e mosbesimit, si të dehur dhe rrugaçë të çmendur. I mjeri, nuk po bindet për Mjeshtrin e Ditur që është Zoti xh.sh. i kësaj bote,të cilën e ka krijuar si një vend të gostive të bukura.
Ai duke i imagjinuar se këto qenie janë të rastësishme, apo që ato i ka krijuar natyra, nuk mundet ta kuptojë se të gjitha qeniet janë reflektime ku pasqyrohen të gjitha Emrat e Bukur. Me kalimin e kohës ato e kryejnë detyrën dhe shkojnë në vende të padukshme. Zoti xh.sh. ato i ka dërguar për t’i freskuar dhe çliruar vendin për ato që ka caktuar që më parë. Këtë të vërtetë ky i çmendur nuk po e kupton dhe gjendjen ku ndodhet e quan si një zhdukje dhe shkuarje drejt asgjësë. Të gjithë zërat që janë si një "tesbih" ndaj All-llahut xh.sh. ai i imagjinon si zëra të ndarjes dhe pikëllimit. Faqen e botës që është një shkrim dhe qëndisje e "Nakkashit" (Qendistarit) Madhështor, e imagjinon sikur është një gjë e thjeshtë dhe e pakuptimtë, bile edhe bulevardin e madh. Kurse varrin që është një rrugë për të shkuar nën Mëshirën e All-llahut xh.sh., e konsideron si një vend të errët ku zhduken krijesat e vetëdijshme.