Nga më e keqja e sjellë në një pozicion të ndërmjetëm. Kur të shihni kushtet, do të bindeni logjikisht se çështjen e martesës me katër gra, feja Islame prej një nuk e ka ngritur në katër, por nga tetë-nëntë, këtë numër e ka zbritur në katër. Siç e thamë edhe më parë, për t’u martuar me më shumë se me një, kjo fe ka parashtruar kushte shumë të rënda. Kush i mëson ato e sheh se nuk është e lehtë të martohesh më tepër se me një.
(PJESA E TRETË E "FJALËS SË TRIDHJETË E DYTË)
Tema e dytë e "Notës së Dytë"
Përfaqësuesi i mosbesimtarëve, kur mbeti pa rrugëzgjidhje dhe ra i mundur tha:
"Unë kënaqësinë e jetës sime, lumturinë e kësaj bote, përparimin e qytetërimit dhe përsosmërinë e teknikës, e gjeja në vetvete tek mosvlerësimi i jetës tjetër dhe tek mosnjohja e Zotit xh.sh..Kur adhuroja botën dhe kur ndihesha i lirë duke mos iu përulur kujt dhe kur besoja në aftësinë time, me ndihmën e shejtanit kam tërhequr shumë njerëz pas vetes dhe vazhdoj akoma.
Në emër të Kur’anit them: "O ti njeri i pafat! " Ty po të drejtohem! Mos dëgjo përfaqësuesin e rrugaçëve, por po qe se e dëgjon atë, atëhere dëmi yt do të jetë aq i madh, sa kur ta mendosh atë, zemra dhe shpirti do të të trishtohen sa nuk bëhet më. Ti ke përpara dy rrugë:
Njëra, ajo që po të tregon përfaqësuesi i mosbesimtarëve; tjetra, është rruga e lumtur që të tregon Kur’ani i Bekuar.
Tani krahasimin e këtyre dy rrugëve veçanërisht e kemi paraqitur tek "Fjalët e Vogla". E ke parë dhe e ke kuptuar, që përsëri ka ardhur rasti, t’i krahasosh dy rrugë të tilla.Rruga e mosbesimit dhe e mëkateve njeriun e dobët dhe të paaftë e zhduk, ku është i angazhuar me pesha të rënda dhe të hidhura e të panumërta, që e fundosin krejt.