Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 47
(1-102)

Kjo pjesë është marrur nga libri "Debate"

Pyetje: Përse disa filozofë europianë, hedhin baltë mbi pikëpamjesn e kulturës së fesë Islame, duke thënë se nuk pajtohet me kulturën e qytetërimit, martesa me më shumë se një grua, duke parashtruar në këtë mënyrë dyshime dhe paqartësi?

Përgjigje: Si përmbledhje po jap vetëm një anë të këtij problemi, megjithëse kisha ndërmend ta shtjelloja gjerësisht.

Gjykimet e fesë Islame ndahen në dy drejtime:

I pari: Drejtësia e kësaj feje ndërtohet mbi "Bukurinë e pastër" dhe "Dobitë e Kulluara".

I dyti: Drejtësia është për të realizuar jetën e popullit. Domethënë nga shfrytëzimi tiranik dhe i egër, kjo drejtësi këtë situatë e transformon në "ehueni sherr" (pak të keqe). Mbase nuk është në gjendje të realizohej në mënyrë të përkryer, por sidoqoftë, e sjell atë në një gjendje pak më të mirë, që mund të jetë e pranueshme për të gjithë, duke e shndërruar në një shkallë ku merret formimi i duhur. Është e kuptueshme se për të drejtuar jetën e një populli duhet të kishe parasysh kohën dhe vendin e tij. Natyrën dhe cilësitë e një populli nuk mund t’i ndryshosh përnjëherë, por do të duheshin shumë vjet, për të ndryshuar të gjithë tërësinë e tij me një tjetër. Prandaj drejtësia e fesë Islame, kurrë nuk i robëron popujt. Ndoshta prej shkallës së egërsisë, i afron drejt një civilizimi, që mund të jetë i pranueshëm.

Nuk ka ze