Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 46
(1-102)

7) “Për të mos pasur besimtarët vështirësi

(mëkat), në martesë me gratë e të adoptuarëve të tyre”.

Kështu të mëdhenjtë të vegjëlve, kur u thonë "...o bir..", nuk duhet të kuptohet sikur duke i thënë gruas nënë të bëhet shkak që ajo t’i bëhet haram këtij burri. Pra pse i ka thënë një i moshuar një djali, bir, gruaja e tij t’i bëhet haram. Profeti, me profetësinë e tij, meqenëse ka të drejtë që t’i thojë popullit “bijtë e mi, kjo nuk do të thotë se i gjithë populli janë "fëmijët" e Tij, gjë që do ta ndalonte të martohej me vajzat e

popullit, sepse do t’i kishte në gjak ato. Në një drejtim tjetër, ky kuptim del prej ajetit të mëparshëm. Një sundimtar i madh, shtetasit e tij i trajtonte me një përkujdesje dhe mëshirë prindërore. Ky sundimtar që ka një mëshirë të shenjtë dhe i ndihmon shpirtërisht nënshtetasit e tij, me këto ndjenja ndaj popullit, ai njëqind herë i tejkalon prindërit e vërtetë të tyre. Në përgjithësi në popull thuhet kështu: "është bërë si një baba i vërtetë". Po si i bëhet që duke qenë si prindi i tyre, të martohet dhe të bëhet burri i "bijave" të veta?. Kur’ani i Famshëm duke sqaruar këtë keqkuptim të pavend, u thotë: "Pejgamberi (a.s.) me mëshirën e detyruar nga All-llahu xh.sh., na mëshiron edhe neve duke vepruar si një baba i mirë dhe i sjellshëm. Meqenëse është edhe Pejgamberi juaj, ju jini bijtë e tij. Kjo nuk do të thotë se nga pikëpamja e gjakut ai me të vërtetë është babai i juaj, që pastaj të mos ketë asnjë të drejtë të martohet me vajzat tuaja. Në qoftë se Ai të thotë "bir", nuk do të thotë se jemi bijtë e tij të vërtetë".

Elbaki Huuelbaki.

“Vetëm Ai është i Përjetshëm (All-llahu xh.sh.)”

SAID NURSI

Nuk ka ze