Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 49
(1-102)

Sepse në qoftë se njeriu nuk e njeh dhe nuk mbështetet në Krijuesin e vet, atëhere ai duke qenë një krijesë e dobët, e pafuqishme ndaj nevojave të panumërta dhe i varfër, si dhe një krijesë që në çdo rast përballohet me momentet e fatkeqësive të pallogaritura, mosbesimi atë e kthen në një kafshë të përkohshme, që vazhdimisht vuan ndarjen nga mirësitë e botës. Ai ndëshkohet dhe më në fund ndahet nga dashamirët dhe të afërmit, dhe atëhere në të vërtetë vetë shkon drejt errësirës së varrit.

Pra mbi këtë fatkeq gjatë jetës së tij mbisundon vetëm një vullnet i vogël, një aftësi e paktë, një moshë e shkurtër, një jetë me brenga dhe një logjikë e shuar. Me këtë jetë të pavlerë ai mundohet të përballojë qëllimet e së ardhmes dhe ngjarjet e hidhura. Mosarritja e qëllimeve që ka, atë e zhduk rëndë, për arsye që dihen dhe ndoshta për një minutë merr fund. Po ky njeri, megjithëse nuk ka aftësi për të mbajtur trupin e vet, merr mbi shpinë dhe mbi kokën e vet, botën gjigande. Akoma pa shkuar në ferr, ai vuan torturën e ferrit (xhehennemit).

Pra nga dehja e pakujdesisë, nuk e ndjejnë këtë dhimbje të tmerrshme dhe këtë torturë pikëlluese, vetëm për një kohë të shkurtër. Kur t’i afrohen varrit përnjëherë do të ndjejnë dhimbjen e madhe. Në të vërtetë kush nuk pranon se është rob i All-llahut xh.sh. e quan veten pronë të tij. Kurse në këtë jetë ekzistojnë stuhi të fuqishme. Kush është ai që me këtë vullnet të dobët dhe me këto aftësi të kufizuara, në këtë botë me stuhira do të mund të vazhdojë jetën që vazhdimisht përballohet me armiqtë e panumërt, që fillojnë nga mikrobi i vogël dhe deri tek tërmeti? Ata janë gati ta sulmojnë dhe po qe se kësaj gjendje i shton grupet e armiqve dhe hidhërimet e tjera që i shkakton si p.sh. nga imagjinata e vdekjes, ai shqetësohet tmerrshëm dhe atëhere e kupton më mirë se çfarë ndëshkimi e pret mosbesimtarin.

Nuk ka ze