Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 50
(1-102)

Gjendjes së saj të tmerrshme do t’i rreshtojmë akoma vetëdijen, që e ka lidhjen me jetën njerëzore si dhe me të gjithë botën. Ti me këto brenga të tmerrshme duhet të mbështetesh tek një Zot xh.sh., që në të gjithë botën përdor funksionet absolute, si emrat: Alim, Kadir, Rrahim dhe Kerim, që kanë kuptimin: i Ditur, i Fuqishëm, i Mëshirshëm dhe Bujar. Mendimi i tij çdo gjë e konsideron të rastësishme, apo që e ka krijuar natyra.Me këtë besim ti o njeri, nga frika e botës dhe gjendja njerëzore do të zhdukesh vazhdimisht. Hidhërimeve të tua po u shton edhe të tjera si tërmetet, stuhitë, sëmundjet ngjitëse, uria, ndarja nga kjo jetë, si dhe ndonjë fatkeqësi tjetër edhe më e madhe, ty do të të zhdukin. Këtyre hidhërimeve po t’u shtosh edhe ato që nuk i përmendëm, merre me mend se me çfarë telashesh do të përballohesh.

Tani duhet ta pranosh se ky njeri nuk duhet të të dhimbset, sepse nuk e meriton dhimbshurinë, sepse këtë gjendje të tmerrshme e ka kërkuar vetë. Ky i ngjan atij krahasimit me ata dy personat që kemi treguar në "Fjalën e tetë", kur ranë në pus. Kështu një njeri hyn në një kopësht të bukur, ku ka gostitje të bollshme midis shokëve të dashur, ku zhvillohen lojëra zbavitëse, ekspozohen gjellë të shijshme dhe të shumëllojshme e të lejuara, por nuk kënaqet, dhe shkon e pi verën e ndyrë dhe haram, që e bën pijanec. Në këtë mënyrë ai e imagjinon veten në mes të dimrit, në një vend të ndyrë dhe në mes të egërsirave. Pikërisht ky njeri, do të bërtasë duke u dridhur, por askujt nuk i dhimbset. Sepse dashamirët e tij fisnikë, ai i konsideron egërsira dhe fillon t’i shajë e t’i fyejë. Edhe enët e bukura dhe të vyera i imagjinon si copa guri, gjellët i derdh dhe enët i thyen.

Nuk ka ze