Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 52
(1-102)

Çastin e vdekjes nuk e konsideron si një shkak dhe një ftesë për t’u takuar me të dashurit e vërtetë, por thotë se të gjitha qeniet e gjalla kanë hyrë në rradhë për t’u ndarë nga dashamirët. Kjo nuk bën gjë tjetër, vetëm se veten e vet e hedh në tortura të dhimbshme. Kështu vlerën e qenieve dhe Emrat e Bukur që janë funksionet e All-llahut xh.sh., i përçmon nëpër gjithësi dhe i mohon. Më poshtë do ta shohësh edhe vetë se ky njeri nuk meriton më mëshirë, por dënim të rreptë.

Tani o ju të paudhë që po udhëtoni nëpër rrugën e rrugaçërisë, përgjigjuni, kush shpëton prej kësaj zhdukje të tmerrshme ku keni rënë të pashpresë? Cila përsosje, cila shkencë, cili përparim dhe cili qytetërim iu shpëton? Kush është ajo natyrë që ju shpëton, cili shkak, cili shok, cila pozitë, cili zbulim i juaj, cili popull, cili kryq që ju adhuroni mund t’ju shpëtojë prej vdekjes. Ju e imagjinoni atë sikur është një shkatërrim dhe një errësirë dhe nuk mundeni ta mbyllni portën e shkuarjes për në jetën e varrit, që është rruga e Mah’sherit, gjer tek ura e Siratit. Për shpirtin e njeriut që nevojiten me të vërtetë shpresa të sigurta nuk mund t’i gjeni tek ato që ju u besoni shumë, tek Artet që ato janë Mirësitë e Zotit xh.sh.. Pra në qoftë se nuk mundeni të mbyllni dot derën e varrit, patjetër nëpër të do të kaloni. Udhëtari i këtyre rrugëve mund të kalojë me lehtësi nëpër të, vetëm kur të mbështetet në një Fuqi të plotë, ku Sundimi i Tij është i aftë, të tejkalojë tej e tej rrathët madhështorë.

O njerëz të pakujdesshëm, ju po ecni nëpër rrugën e mosbesimtarëve, ngaqë nuk e dini këtë thënie: "Përfundimi i dashamirësisë së pavend është vuajtje e torturës së pamëshirshmërisë".

Nuk ka ze