Të gjitha errësirat që të kanë mbyllur në rrugën e keqe, i shpërndan dhe i shndërron në dritë,të gjitha dyert e shkatërrimit prapësive i mbyllë.
Kështu dobësitë, pafuqishmëritë, varfëritë dhe të gjitha nevojat e njeriut, shërohen atëhere kur ai mbështetet tek i Plotfuqishmi Mëshirëplotë dhe barrën e jetës dhe të trupit e mbështet tek Fuqia dhe Mëshira e Tij. Atëhere shpirti nën peshën e jetës nuk zhduket por e lartëson atë, duke gjetur një pozicion të lehtë. Edhe vetë e kupton se njeriu nuk është ashtu siç thojnë filozofët materialistë, një kafshë që flet, por një mysafir i të Gjithëmëshirshmit. Duhet ta pranosh se ti në këtë botë je një mysafir i All-llahut xh.sh., ashtu si dhe të gjitha qeniet që janë një pasqyrë e Emrave të Bukur, si dhe Artet e qendisura kaq bukur, që janë Mesazhe dhe Letra Hyjnore që freskohen vazhdimisht. Kjo pikëpamje dhe ky mendim ia shëron plagët njeriut dhe e shpëton nga shqetësimi se çdo gjë zhduket, si dhe nga ankthi i ndarjes. Besimi e shpëton edhe nga lidhja me sendet e përkohshme dhe nga errësira e imagjinatës së turbullt. Vdekjen dhe fundin e jetës (exhelin) i sheh si një mjet që do ta dërgojë në një sallon pritje dhe si një fillim për t’u takuar me dashamirët e panumërt. Mosbesimtarët vdekjen e konsiderojnë si një gjë të tmerrshme, që të ndan nga të dashurit e shumtë. A e pe se si besimi ndarjen e shndërron në një takim, duke e shëruar këtë plagë të tmerrshme? Më mirë nuk ka se si bëhet. Ai shumë qartë vërteton se varri është një dritë për të soditur vreshtat e parajsës (xhennetit) dhe vilat e lumturisë së përjetshme. Me këtë të vërtetë e mjekon problemin më të madh të njerëzimit për jetën e varrit, që nën vështrimin e të pabesëve duket si një trishtim i madh. Në të vërtetë atë e kthen në një udhëtim gazmor, duke treguar se varri nuk është goja e dragoit, por një derë për të hyrë në vreshtat e bukura.