Të gjithë myslimanët, janë shpirtërisht bijtë e Pejgamberit (a.s.), traditë që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Pleqtë të vegjëlve, duke u nisur nga kjo traditë u thonë: ¨O bir...". Kështu edhe me Hz. Zejnepen, ajo pasi u divorcua me burrin e vet (Zejdin),Pejgamberi (a.s.) me urdhër të All-llahut xh.sh., u martua me të. Këtë fakt All-llahu xh.sh. e ka vërtetuar me ajetin:
6)“Ne ta kurorëzuam ty atë!”
Dhe në këtë mënyrë ata u martuan. Kuptohet se për të mos lënë asnjë pikë dyshimi për mendimin e thjeshtë, kjo martesë ndryshon nga të gjitha martesat sepse është realizuar me kontratimin qiellor dhe u kurorëzua me gjykimin e caktimit të Zotit xh.sh.. Pejgamberi (a.s.) ka qenë i detyruar që t’i përulet këtij obligimi të Zotit xh.sh.. Pra ta kuptoni se kjo martesë nuk është realizuar me shtysë të nefsit.
Këtë urdhër të caktimit të Zotit xh.sh., për normalitetin e jetës shoqërore e vërteton edhe ky ajet i famshëm: