Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 42
(1-102)

Nevoja e bashkimit të çifteve normalisht mund të bëhet çdo muaj ose çdo njëzet ditë, kohë që është plotësisht e mjaftueshme.

Duke qenë e zhveshur gruaja që ecë përjashta,bëhet shkak për të tjerët që me gratë e veta të bëjnë bashkime më të shpeshta. Kështu duhet të marrësh parasysh edhe këtë se, burri me gruan e tij s’mund të bashkohet kur të dojë, sepse periudha e zakoneve të grave zgjat deri pesëmbëdhjet ditë, arsye kjo që myslimani duhet të ndahet nga bashkëshortja e vetë dhe në këtë mënyrë lakuriqësia e jashtme duke thyer ligjin e All-llahut i shtyn të bashkohen më shpesh duke iu futur rrugës së shthurjes.

Për nga ana e lakuriqësisë: Gratë e qytetit nuk mund të krahasohen me ato të fshatit. Gratë e fshatit, meqenëse janë të thjeshta dhe jo aq të bukura nga lodhja fizike dhe nga punët e rënda, nuk kanë kohë t’i kushtojnë rëndësi bukurisë. Këto punëtore të pamëkatshme nuk janë nazike si ato të qytetit, prandaj edhe pse nuk mund të mbulohen ashtu siç duhet nuk i ngacmojnë dëshirat epshore të burrave. Plus kësaj, në fshat shumë të paktë janë rrugaçët dhe vagabondët dhe shkatërrimi i moralit tek ata është në 10% dhe bie menjëherë në sy dhe për këtë arsye nuk mund të krahasohen me ato të qytetit.

Kjo pjesë është marrur nga libri Mektubatë (Letrat).

Nuk ka ze