Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 44
(1-102)

Ky është edhe shkaku që profetësia e Pejgamberit (a.s.) e nevojit, si me vepra, ashtu edhe me fjalë dhe pozitë, që Ai të jetë Kurora e Ligjeve të fesë, deri në ditën e kijametit. Qartësia e fesë Islame buron nga jeta e Tij. Fytyra e fesë Islame është ajo e popullit. Gjysma e ligjeve të fesë, rrjedhin nga gjendja sekrete e familjes, që bartin gratë e pastëra të Pejgamberit (a.s.). Kjo situatë e bën të nevojshme martesën me më shumë se një grua. Kur ta lexojmë historinë e fesë Islame e shohim shumë qartë se gjysma e kushteve të jetës familjare, faktikisht ku kanë marrë shembull karaktere të ndryshme të racës njerëzore, ka rrjedhur nga gratë e pastërta të Pejgamberit (a.s.). Janë pikërisht këto arsyet që e bëjnë të nevojshme martesën e Tij me më shumë se një grua. Qenia me karaktere të ndryshme te tyre u përgjigjet nevojave të të gjitha racave deri në ditën e kijametit.

(Tani t’i përgjigjemi pyetjes për martesën e Hz. Muhammedit (a.s.) me Zejnepen).

Në pjesën e parë të "Fjalës së Njëzetepestë", tek shembulli i tretë, hidhet dritë me ajetin:

5)“Muhammedi (a.s.) nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj, por është i dërguari i All-llahut xh.sh. dhe vula e të gjithë Pejgamberëve.”

Ajeti i shpreh domethëniet e tij sipas,shtresave të njerëzve, me kuptime të ndryshme, sipas psikologjisë së njerëzve. Shumë shtresa njerëzish, prej këtij ajeti kanë nxjerrur kuptime të ndryshme. Njëri ka thënë kështu: "Pejgamberi (a.s.), duke kryer shërbimin, Zejdit mundet t’i ketë thënë: "O bir!...", por kjo nuk do të thotë se Zejdi është djali i Tij.

Nuk ka ze