Udhëzuesi i Grave | Udhëzuesi i Grave | 41
(1-102)

Tek burri gjenden dy cilësi të vyera; trimëria dhe bujaria, të cilat po të ekzistonin ato tek gratë, kjo do ta dëmtonte shumë besnikërinë, duke kaluar në amoralitet dhe shthurje. Burri nuk është i detyruar të rrijë në shtëpi dhe të dëgjojë çdo fjalë të gruas, ndoshta i duhet ta mbrojë atë me një mëshirë dhe respekt të konsiderueshëm. Prandaj burri nuk është i detyruar të mos dalë nga fjala e gruas. Po qe se i del e nevojshme, ai edhe mund të martohet me ndonjë grua tjetër. Vendet tona nuk i ngjajnë Europës, sepse atje në një mënyrë shumë të tmerrshme dalin në duel për të mbrojtur nderin e tyre.Sepse në disa vende të Europës gruan e ndershme të dikujt nuk mund ta vështrosh para se të vendosësh qefinin në qafë. (1)

(1) Botëkuptimi dhe jeta e shqiptarëve tregon se, autori pikërisht për këtë popull bën fjalë. Sepse edhe sot e kësaj dite nuk e ka të lehtë kush të hedhë sytë lakmues mbi vajzën apo gruan shqiptare. Gjithashtu poeti i madh me origjinë shqiptare Mehmet Akifi thotë se shqiptarët njihen nga e gjithë bota për tre cilësi: Mbrojta e namuzit (nderit), besnikëria dhe mikpritja. shënim i përkthyesit

Europa është një vend i ftohtë me klimë të ashpër dhe natyra e europianëve është e vranët. Vendet aziatike, pra kontinenti i muslimanëve, në krahasim me Europën është një kontinent i ngrohtë. Është vërtetuar se gjeografia e vendosjes së njerëzimit luan një faktor të rëndësishëm dhe ndikues tek njeriu. Duhet ditur se në vendet e ftohta zbulimi i grave nuk luan ndonjë rol të dukshëm dhe pamja e këmbëve-kofshëve nuk tërheq vëmendjen aq sa tek ne.Në këtë arsye nuk ka shumë abuzime tek gratë. Për kontinentin e ngrohtë zbulimi i gruas e shtyn ndjeshmërinë e mashkullit dhe i prek ndjenjat e tija, duke e shtyrë në rrugën e shthurjes, gjë që degjeneron brezat e ardhshëm dhe dobëson fuqinë e një populli.

Nuk ka ze